O Nëna ime!

189

Dy pikë lot

Një valle vllahe dua të kërcej,
valle që s’ngjan me asnjë në botë,
të çlirohem krejtësisht, prej tingujve të tjerë,
më falni…më rrëshkitën dy pikë lotë…

Dua t’i hedhë poshtë,këto rroba,
një fustan deri tek këmbët të mbaj,
flokët e gjatë, të ulë përmbi supe,
me shami në kokë ,gjyshes t’i ngjaj,

Sipas klarinës, këmbët pastaj t’i hedhë,
dalëngadalë, se mos shkel lulet në lëndinë,
edhe pse s’ka përreth që të kërcejnë,
do t’u tund në ajër unë shaminë…

Me falni…më rrëshkitën dy pike lotë.

Iraklio Krete 2014

 

Sofia 55Asnjë minutë mos ik
Asnjë minutë mos ik,
trishtimi i ndarjes më fik,
më kyç në vetvete mërzia,
dhe shuhen buzëqeshjet e mia.

Errësira e di ,
që e kam frike, prandaj…
asnjë minutë mos ik!

Iraklio Krete

 

Asnjë

Sikur kësaj jete t’i thosha ,
t’i thosha lamtumirë,
asnjë mos të më prekë përmbi varr,
aq bukur kundërmoj era dashuri,
sa të vdekurit do ngriheshin,
duke qarë…

 

Në mëngjes

Në mëngjes sa ngrihem,

mbledh ëndrrat e natës,

se mos arrin dita,

edhe m’i rrëmben,

i mbuloj me puthje,

me aromën time,

dhe i mbjell në shpirt,

ku asnjë s’i gjen…

 

 

Të panjohurit  

Vuaj, po për çudi, unë buzëqesh,

Sa më shohin të buzëqeshur,

Me vështrimin e tyre …më vrasin,

Por… përsëri unë buzëqesh..

Sa më shohin të buzëqeshur,

Më ulen pranë ,

Dhe për vuajtjet e tyre më flasin…

…ndërsa unë mbaj vesh…

 

 

 

 

Manushaqes

 

Manushaqe e bukur,

lule plot me erë, njëzet vjet kaluan,

që kur s’të kam parë,

në sa lëndina e ferra ,

Ty të kam kërkuar, e kur nuk të gjeta,

u ula duke qarë….

 

Oh! përse nuk mundem,

T’a zbus sonte mallin,

çfarë fjalësh t’i them ,

se në lot më mbyti,

porsi klithmë e çjerre,

desh më shqeu shpirtin, por..

por kur u qetësova,

ndjeva dhimbje shpirti…

Ç’faj ke ti mergim pse s’rrit manushaqe..

 

Shpirtçliruar

Ah…. isha, isha, ju them,
në mes zogjsh të dashuruar,
përmes puthjesh, shpirtçliruar,
Oh….mes  flakëve  rrethuar….

Ah …të isha, të isha prapë,
Flaka që shuhet me flakë

 

Djem shqiptarë

Puna e mbarë o djem shqiptarë,
sa lezet , kalldrëmi i shtruar,
për merak çdo cep punuar,
jetë të gjatë o duarartë…
bëni zhurmë , pluhur ngrini,
fshatin prej gjumi e zgjoni,
sa herë lart e poshtë kaloni,
flisni shqip me zë të lartë…

Kretë  2011

 

Sikur
Sikur të isha ujë dhe baltë,
dhe Ti të ishe zoti vetë,
më përkëdhelje të merrja formë,
me një të puthur të merrja jetë…

 

Sonte

Sonte dua të fle me ty,
ç’farë se të pres në ëndërr,
a nuk është ëndrra për njerëzit,
a nuk është ëndrra për të gjallë?
Mos guxoftë njeri të n’ndajë sonte se…
Ah,ju lutem,
mos ma trembni lumturinë,
se s’kam më frymë,
se kam kaq shumë mall…

po Ti mos u mërzit o shpirt ,
po me pe me lot në sy,
lermë të çmëndem nga gezimi ,

Pse po flemë në ëndërr të dy!

 

O Nëna ime!

sa shumë vjet shkëputur prej jush,
ndërsa Ju të gjithë bashkë përherë,
sonte në tavolinë vini një gotë më shumë,
s’ka gjë pse s’jam unë,
mbusheni me verë.
Nënë, unë sonte kam ditëlindjen,
po jam një e qeshur e vrarë, e parrëzuar,
fëmijëve u thashë me telefonuat,
e me uruat ditëlindjen gëzuar!

Oh, si ngjaj me k’të të sotshmin qiell,
me k’të qiell që nuk di ç’kërkon,
njëra gjysmë qesh, sa të na gënjejë,
gjysma tjetër thellë brënda tij rënkon!

S’ka gjë pse s’jam unë,
mbusheni me verë.

(Kjo poezi është marrë nga libri në greqisht HΦΕΣΤΕΙΟ, vullkan)