Objeksion i LDSH !

348

fane portret (2)

Doc. Fane Tarifa  /  Dyzohen së tepërmi disa njerëz duke parë dhe dëgjuar komentet, deklaratat dhe interpretimet e politikanëve dhe të disa specialistëve e gazetarëve të sotem! Kë të besojnë dhe kë jo? Ja del kryetari i PD dhe deklaron që bashkë me avionin e Divjakës ra edhe qeveria, kjo kuptohet sipas tijë. Po pse more i dashur zotëri shpejtohej dhe fërkon duart kaq shpejt. A e dini ju zotëri se nxitimi është keshilltar i keq ?

Mire është të kritikosh qeverinë kur je në opozitë, sepse ashtu i jep frymëmarrje demokracisë dhe patjetër që një njeri me mend e vlereson atë kritike, kur ajo i shërben vendit dhe kombit. Nuk e harroj sentencen e fitores së PD në 2005, kur bëhej thirrje për një qeveri me duar të pastra. Një sentence vërtet e bukur, ndjellëse dhe efektive! Por ç’farë tregoi realiteti ?

Që nga viti 2005 – 2013 droga mbillej rregullisht (Sigurisht edhe më parë) në Lazarat (I cili është konsideruar edhe si bastioni i PD), ku përpunohej, përgatitej dhe shitej qetë – qetë. Ju more zotëri ishit në pushtet në atë kohe. Përse e lejuat, nuk e parandaluat, apo keni qene të përfshirë me struktura dhe interesa të caktuara vetë në këtë ?!

A e keni harruar i dashur zotëri që për pocedurë është mbyllur një gjyq ndaj jush, kur ishit ministër i transportit, për shpërdorim të vlerave të mëdha monetare në ndërtimin e rrugës “Kombit” ?

Besoj se e mbani mend që në kohën që ju ishit ministër i Brëndshëm në demostratën e 21 Janarit janë vrarë 4 njerëz të pafajshëm dhe ende nuk janë gjetur përgjegjësit, urdhëruesit dhe fajtorët. Gjithë zhurma që ju bëni synon të turbullojë dhe hutojë njerëzit, të largojë vëmëndjen nga problemet e mprehta që ka vëndi, që nga skamja dhe varfëria ekstreme dhe deri tek format e krimit, korrupsionit që ende nuk po penalizohen.

Ka ardhur koha që të nxirren para përgjegjësisë personat e korruptuar, qeveritarët e politikanët e çdo ngjyre që kanë përvetësuar, vjedhur e shpërdoruar pasurinë e popullit! Shumë plagë i janë hapur në trup këtij populli.por mos harrojë njeri se koha e shpagimit dhe e dhënies llogari po afron, se populli fal, por njëkohësisht edhe kërkon llogari !!

LDSH, duke ndjekur me konsekuencë morinë e ngjarjeve politike, edhe të atyre që paraqiten si shou mediatike, tërheq vëmëndjen për maturi në analizën e situatave dhe për një mobilizim sa më efektiv popullor, për të hapur rrugë proceseve të domosdoshme të ndryshimeve progresive shoqërore.  E ardhmja do jetë patjetër në të mirë të popullit. Të ndjekim forcat e majta që mendojnë dhe vigjëlojnë për interesat e shtresave të gjëra të popullit! Të rinj e të reja, burra, gra, të përndjekur politik, pensioniste e veterane: Bashkojuni LDSH, dhe Frontit të Majte për një Shqipëri më të mirë !

fane-objeksioni