OKB-ja: Çdo ditë 37.000 persona largohen me forcë nga vendi i tyre

Bota

Më shumë 70.8 milionë njerëz janë zhvendosur me forcë në vitin 2018, që përbën një numër rekord për 70 vjetët e fundit,

Mbi 70 milion ka shkuar numri i njerëzve që janë zhvendosur me forcë në vitin 2018 dhe ky numër është më i lartë në 70 vitet e fundit, njofton UNHCR për Refugjatët në raportin e saj vjetor mbi numrin e refugjatëve në mbarë botën. Sipas raportit, 70,8 milionë është nummri i personave të zhvendosur, dy herë më shumë se para 20 viteve dhe 2.3 milionë më i lartë krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2018 ka pasur një zhvendosje të re prej 13.6 milionë banorësh, dhe çdo ditë vlerësohet se 37.000 njerëz janë zhvendosur në mbarë botën.

70.8 milion njerëz të zhvendosur ndahen në tri kategori:

E para ka të bëjë me refugjatët, numri i të cilëve në vitin 2018 arriti në 25.9 milionë, rreth gjysmë milioni më shumë se në vitin 2017.

.   61% e refugjatëve jetojnë në qytete dhe jo në qendrat rurale apo mikpritëse.

.   80% e refugjatëve jetojnë në vendet fqinje me atdheun e tyre.

Grupi i dytë ka të bëjë me azilkërkuesit, të cilët në fund të vitit 2018 arritën 3.5 milionë në mbarë botën.

Grupi i tretë dhe më i madh është zhvendosur brenda vendit në pjesë të tjera të vendit të tyre, që arriti në 41.3 milionë.

Në vitin 2018 çdo refugjat i dytë ishte një fëmijë nën 18 vjeç dhe 111,000 ishin të pashoqëruar.

Për të pestin vit radhazi, Turqia priti numrin më të madh të refugjatëve në të gjithë botën (3.7 milionë njerëz). Katër vendet e tjera me numrin më të madh të refugjatëve janë Pakistani (1.4 milion), Uganda (1.2 milion), Sudani (1.1 milion) dhe Gjermania (1.1 milion).

Më shumë se dy të tretat e refugjatëve vijnë nga vetëm pesë vende: Siria, Afganistani, Sudani jugor, Mianmar dhe Somalia.