Opozita, i vetmi institucion që nuk funksionon

240

PS nuk duhet të përdorë gjuhën kërcënuese dhe ultimative pasi nuk tregon gjë tjetër veç se, shprehje të krizës dhe të frikës së lidershipit socialist për t’u ballafaquar me alternativat që i kontribuojnë të ardhmes evropiane të vendit.

Lidershipi i PS-së duhet të kuptojë pozicionin në të cilën gjendet sot Shqipëria, anëtare në NATO si dhe aspiron me devotshmëri të jetë anëtare me të drejta të plota në BE. Në këtë kuadër socialistët do të marrin të gjitha meritat nëse nuk ndrydhin dëshirën e një kombi të tërë që të lëvizin jashtë kufijve të vendit.

Pas afro 6 muaj qeverisje, krijimi i koalicionit PD-LSI pas zgjedhjeve të 28 qershorit qartësoi të gjithë skeptikët se ky koalicion do të funksiononte. Duke harruar për një moment opozitën, marrëdhënia ndërmjet demokratëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim po ecën siç duhet dhe kanë filluar të prodhojnë frytet e para. Nuk ka dyshim, që kjo arrihet me një qëllim të përbashkët që ka ky koalicion, integrimin e vendit në BE, që shqiptarët shumë shpejt të lëvizin të lirë si pjesë e Evropës së bashkuar. Liberalizimi i vizave ka qenë me kohë një nga pikësynimet e LSI dhe më vjen mirë që kjo forcë politike të jetë promotore në realizimin e këtij qëllimi. Edhe pse një forcë politike me bindje të qendrës së majtë nuk bëri sehir, siç po vepron aktualisht PS, partia mëmë nga ajo e cila ka dalë, por për hir të interesave kombëtare dhe profilit të saj partiak, meriton të mbajë në dorë pishtarin e lirisë së çdo shqiptari.

LSI tregoi forcën e saj me kalimin në Parlament të projektligjit për uljen e moshës së pensionit të minatorëve, i cili ka qenë një nga pikat e programit të saj elektoral dhe qeverisës. Ky ligj pa diskutim do të pasohet edhe nga të tjerë, si ligji për moshën e tretë, miratimi i të cilit është pjesë e programit të qeverisë së re, dhe që do të forcojë dimensionin social të saj. Qeveria e Integrimit Evropian dhe mazhoranca e re parlamentare do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre normale në realizimin e detyrimeve dhe premtimeve ndaj zgjedhësve dhe në avancimin e axhendës së reformave sociale dhe integruese të venditLëvizja Socialiste për Integrim është një faktor i rëndësishëm në jetën politike të vendit, ndaj përgjegjësitë dhe angazhimet e saj në skenën politike nuk do të kishin asnjë vlerë nëse ajo do të qëndronte asnjanëse. LSI kreu detyrën e saj për të cilën ajo është krijuar, ku interesat kombëtare rreshtohen në krye të listës së qëllimeve.

Motivi për krijimin e një shteti me të drejta të plota evropiane duhet të bashkojë çdo forcë politike, si një hap i domosdoshëm për zgjidhjen dhe kapërcimin e impasit politik dhe si një shenjë të sjelljes evropiane të të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë parlamentarë.Një force politike e qendrës së majtë që është në lokomotivën e qeverisjes së djathtë, po qëndron stoike në idetë e saj, e cila po provon qartë se qëllimi i LSI-së nuk plotësonte dëshirën e tre-katër individëve në qeveri, siç u përfol në fillim të bashkimit të saj me PD, por po mbron objektivat e saj, sfidën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

PD dhe LSI tashmë kanë një barrë mbi kurriz, ku përveç objektivave që duhet të realizojnë si qeveri, duhet të mbajnë mbi kurriz edhe këtë opozitë të çorientuar nga humbja e pushtetit. PS duhet të kuptojë se kjo sfidë nuk është sfidë vetëm e mazhorancës qeverisëse, por për gjithë shoqërinë shqiptare dhe padyshim është në radhë të parë sfidë për opozitën. Thirrjet për dialog politik po shkojnë në vesh të shurdhët, por lidershipi socialist duhet të kuptojë se të mirat e këtij vendi kërkojnë edhe kontributin e opozitës. Përmes dialogut politik në Kuvend do të gjejnë zgjidhje shumë çështje. Duke ndjekur rrugën e mirëkuptimit e ballafaqimit, arena politike do të garantojë realisht liberalizimin e vizave, lëvizjes e lirë të qytetarëve shqiptare në Bashkimin Evropian, por edhe realizimin e të gjithë reformave të rëndësishme në funksion të anëtarësimit të vendit në BE. Dialogu kërkon dy palë, qeveria ka qenë dhe mbetet e palëkundur për dialog. Njëkohësisht mendoj që dialogu synon parime të përbashkëta mbi të cilat do mbështetet dhe qëllime të përbashkëta. Qëllimi ekziston, sepse dhe opozita është shprehur gjithnjë për integrimin evropian të vendit dhe gjithë shqiptarët janë për integrimin evropian të vendit, pavarësisht se kanë votuar për të majtën apo për të djathtën. Opozita të mos zhgënjejë të paktën elektoratin që e ka votuar pasi edhe ata duan të lëvizin të lirë në Evropë. PS nuk duhet të përdorë gjuhën kërcënuese dhe ultimative pasi nuk tregon gjë tjetër veç se, shprehje të krizës dhe të frikës së lidershipit socialist për t’u ballafaquar me alternativat që i kontribuojnë të ardhmes evropiane të vendit.Opozita duhet të marrë në dorë rolin e saj dhe së bashku me maxhorancën të marrin përsipër realizimin e sfidave për mirëqenien e vendit. Sfidat e dy forcave që qeverisin vendin janë të shumta, por në radhë të parë janë ato që sjellin zhvillimin e formimin e një shteti demokratik, gjë që nuk mund të kryhet pa opozitën. Janë sfidat që kanë të bëjnë me realizmin e reformave që kërkon integrimi, që kanë të bëjnë me garantimin e premtimeve që tashmë janë pjesë e programit qeverisës, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve në arsim, shëndetësi, rritjen e punësimit në mënyrë që të sjellin zhvillimin ekonomik të vendit. Qysh në fillimet e saj PS nuk e ka pasur për traditë të ndjekë rrugën e bojkotit dhe të kërcënimeve. Forma të tilla sjellin frymën e anti-shtetit dhe anti-institucionit. Këto janë frymëzime se nuk arrijnë dot që krizën e tyre ta kthejnë në një krizë për të gjithë shqiptarët, për shtetin, dhe për institucionet. Lidershipi i PS-së duhet të kuptojë pozicionin në të cilën gjendet sot Shqipëria, anëtare në NATO si dhe aspiron me devotshmëri të jetë anëtare me të drejta të plota në BE. Në këtë kuadër socialistët do të marrin të gjitha meritat nëse nuk ndrydhin dëshirën e një kombi të tërë që të lëvizin jashtë kufijve të vendit.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të përballet me sukses në pozicionin e saj të ri qeverisës, me objektiva politike të së majtës progresiste Evropiane, që konsistojnë në rritjen e solidaritetit social në shoqërinë tonë dhe politikat tona, që kërkojnë rritjen e barazisë sociale dhe mundësive për të gjithë. Gjithashtu realizmin e politikave zhvillimore që sjellin punësim, mbrojtje sociale dhe eliminimin e varfërisë, një arsimim më të mirë për brezin e ri për përgatitjen e një force pune të kualifikuar, të menaxherëve, drejtuesve të rinj dhe mundësi më të mëdha për rininë. Plani për veprim është një premtim që do të mbahet gjatë 4 viteve të qeverisë pasi ky koalicion po funksionon më së miri. Në një nga fjalimet e tij kreu i LSI Ilir Meta është shprehur se “Unë nuk e konsideroj veten njeri të fjalëve të mëdha, por kam qenë, jam e do të jem njeri i fjalës së dhënë dhe i premtimeve të mbajtura, sepse besoj në forcën tonë të përbashkët, besoj në aftësitë dhe kapacitetet e shkëlqyera të mijëra shqiptarëve të aftë dhe të përkushtuar për të punuar për atdheun e tyre, sepse besoj në energjinë dhe pjekurinë e rinisë së shkëlqyer që kemi” Prandaj, besoj se koha e fjalëve boshe dhe e premtimeve të pa mbajtura po mbaron e se më tashmë ka filluar një kohë e re. Koha e punës dhe e veprave. Sepse është koha për veprim.

Iliaz Labi