Papa: Të marrë fund zhurma e armëve!

412

papa99

Papa teksa drejton meshën për paqen në Siri, Lindjen e Mesme dhe në botë. Pak minuta para orës 19, Papa Françesku ka mbërritur në ballkonin përballë sheshit Shën Pjetër për meshën e paqes për Sirinë, Lindjen e Mesme dhe të gjithë botën. Kanë qenë rreth 100 mijë personat e mbledhur në sheshin e madh. Klima ka qenë shumë mikpritëse. Personat e mbledhur, vendas, emigrantë e turistë kanë ndjekur lutjen dhe janë përgjigjur në pjesët ku duhet të ndërhyjë populli. Mes të pranishëmve kanë qenë edhe shumë familje me fëmijët e vegjël në karroca.

“Paqja kërkon që vllazëria të manifestohet në formën e marrëdhënieve pozitive, të shënuara nga një vllazëri reale dhe jo vetëm e propaganduar me fjalë. Në çdo luftë, të gjithë ne, vazhdojmë me këtë historinë e përplasjes mes vëllezërve, ngremë dorën ndaj atij që është vëllai ynë. Dhunë, indiferencë, konflikt! Kemi perfeksionuar armët tona, ndërgjegjja jonë është përgjumur, kemi përsosur arsyet e justifikimit dhe sikur të ishte diçka normale vazhdojmë të përhapim shkatërrim, dhimbje e vdekje.

Të marrë fund zhurma e armëve! Lufta shënon gjithmonë dështimin e paqes, është gjithmonë një humbje për njerëzimin. Të rindërtojmë harmoninë që është thyer mes vëllezërve me pajtim dhe jo luftim. Falje, dialog dhe pajtim”, është shprehur Papa.