Papandreu: Erdhi ora për të ndërtuar

728

 

proto

Shpetim Zinxhiria  /  Papandreu del me një parti të re, 22 ditë para zgjedhjeve të parakohëshme, ish kryeministri i Greqisë dhe kryetar i Partisë Socialiste (PASOK) ka dërëzuar sot në Gjykatë krijimin e partisë së ashtuquajtur “Lëvizja Socialiste Demokratike” Në krijimin e saj kanë firmosur 252 anëtarë, ndërmjet tyre dhe ish deputetë dhe ministra të Pasokut. Për ne emigrantët z. Jorgo Papandreu është dhe mbetet një nga figurat më të ndritura, i cili u përpoq për të krijuar një politikë tjetër për integrimin e e migrantëve, duke hartuar dhe miratuar dhënien e nënshtetësisë për të huajt. Një miratim ligji, i cili shfuqizohet më pas nga kryeministri aktual z. Andonis Samaras që grumbulloi rreth kabinetit të tij anëtar me pikpamje nacionaliste-ekstremiste. Por sot në 2014 partitë politike nuk ishin në gjëndje për të zgjedhur Presidentin e 15-të të vendit, duke e cuar vendin në këto zgjedhje të parakohshme.

papandreu 55

Sot, në fjalën e tij të mbajtur Jorgo Papandreu theksoi se: Viti i ri, fillim i ri. Është koha për hapin tjetër të madh në forcat progresive të vendit.Erdhi  ora për të ndërtuar, së bashku, një shtëpi të re politike që do të strehojë vlerat tona progresive, vlerat që na bashkojnë dhe na bashkojnë Nesër në 17:30, në sallën e Muzeut Benaki, rruga Pire nr. 138, Ne nuk e krijojmë një tjetër parti. Qysh nga neser ne marrim pjesë në fillimin e një lëvizje që mund dhe duhet të përgjigjet në mënyrë efektive me sfidat e mëdha që po ndeshet vendi dhe popullit grek .

 

 

papandreu dokumenti

Një lëvizje që ne duam për siguruar praninë e forcave efektive të progresit në Parlamentin e ardhshëm, forcat që besojnë dhe kanë demonstruar në praktikë me reformat reale demokratike se Greqia më në fund nuk do të kapërcejë krizën, nuk do të shërohen në mënyrë të përhershme, nëse nuk ndryshohet më në fund, nëse nuk ndryshohet themelet, në bazë të një “Plani grek” dhe Institucionet që veprojnë – me pjesëmarrjen e qytetarëve. Një lëvizje që do të punojnë në parlamentin e ardhshëm për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për një dalje të sigurt dhe të përhershme nga kriza.

papandreu-simboli

Krijimi i kësaj lëvizje çan më dysh pasokun , partinë e krijuar nga babai i tij Andrea Papandreu. Ky veprim ka irrituar politikanët brenda kësaj strukture duke kritikuar ashpër Papandreun si një përçares para zgjedhjeve të parakohëshme.

papandreu ne focusnews