Partizani nuk pranon dorëheqjen e Starovës

379

Klubi njofton se nga dita e martë trajneri Starova do të nisë përgatitjet për ndeshjen e fundit të vitit 2017 kundër Vllaznisë.

NJOFTIM PER MEDIAT

Klubi informon se Sulejman Starova do të vijoj detyrën në drejtimin e skuadrës. Presidenti Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Starova dhënë në përfundim të takimit ndaj Luftëtarit, duke rikonfirmuar sot teknikun në krye të ekipit. Një vendim i cili vjen në një moment , ku të gjithë në skuadër duhet të marrin secili përsipër përgjegjësitë për atë paraqitje aspak dinjitoze që ekipi dhuroi në Gjirokastër. Të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik ju është kërkuar të tregojnë në fushën e lojës vlerat morale dhe sportive për të mbrojtur me dinjitet ngjyrat e uniformës së nderuar të Partizanit. Nga dita e martë trajneri Starova do të nis përgatitjet me ekipin për takimin e fundit të vitit 2017 ndaj Vllaznisë, në program në 22 dhjetor.