Pas “tërheqjes” nga taksa e Rrugës së Kukësit, Rama: Mbajmë përgjegjësi

Lajme Politika

Kryeministri Edi Rama teksa sqaronte ‘tërheqjen’ nga vendimi për zbatimin e taksës për Rrugën e Kombit, theksoi se ai kërkoi ndjesë dhe se do të mbajnë përgjegjësi për këtë hap.

Në një intervistë për ‘Opinion’ Rama theksoi se nuk do të ketë zyrtarë të penalizuar, pasi çështja ka të bëjë me përgjegjësi morale.

Kontrata është një produkt i besueshëm pasi është hartuar me asistencën e IFC, një organizëm ndërkombëtar. Por ajo që është pjesa jonë në pasqyrimin e problematikës që ju bëtë, është pjesa më problematike për të cilën unë kam kërkuar ndjesë publike dhe mbajmë përgjegjësi për ata banorë që janë shqetësuar me të drejtë. Nuk është keqkuptim, por përgjegjësi e jona për këtë çështje. Flasim për një përgjegjësi morale. Pasi një strategji e ndryshme duhet të ishte ndërtuar. Ne kemi pasur një mangësi që e mbajmë përgjegjësi.”, tha Rama.