Pasaportat tona përfundojnë në bagazhet e autobuzave

Korrupsion Kryesore

pasaporta55Ka kohë vite që pasaportat e emigrantëve në Greqi si dhe të dhënat personale të tyre përfundojnë në bagazhet e autobuzave të linjës interurban të Top Lines, me administrator Artur Bibe, gazetar në Top Channel. Për këtë gjë u interesuam pranë ambasadës shqiptare në Athinë, ku drejtuesit e saj na thane se kjo është më se e vërtetë. Edhe pse dihet se ky veprim përbën një shkelje të rëndë, Ministria e Jashtme vazhdon të transportojë dokumenta që përmbajnë të dhëna indeditetit të emigrantëve, me linjën e autobuzave Greqi – Shqipëri, kundrejt një kostoje prej 300 euro. Askush nuk interesohet përse këto pasaporta përfundojnë ne bagazhe te autobuzave?

Në biseda me punonjës të ambasadës rreth kësaj çështje mësohet se ky lloj tranporti që bëhet me mjete personale përbën një shkelje, pasi askush nuk mund të flasë me aq siguri për transportin e tyre të sigurtë.

Shqipëria tashmë është një vend kandidat në BE dhe kjo më shumë se kurrë nuk e nderon këtë vend të bëj transporte të tilla në kundërshtim me ligjet e vendit. Favorizime të tilla ndaj kësaj firme janë një detyrim qe qeveria aktuale i kishte borxh që nga fushata elektoriale, më pas si shpërblim administratorin e kësaj firme Artur Biben e emëron në krye të Partisë socialiste në Greqi.

Deri më sot emigrantët në Greqi nuk kanë pare ndonje reportazh që dënon korrupsionin në konsullatën, padrejtësitë që atyre u bëhen, pasi interesat e administratorit ( gazetarit të Top Channe) që merr dhe përcjell pasaportat janë lidhur ngushtë me atë të konsullatës. Do të ishte mire që pasaportat e emigrantëve të bëhen me mjetet e parashikuara me ligj, duke u larguar çdo gjë të keqe..