Penalitete Greqisë nëse shkel hetimet

211

Naco ne focus

I ftuar në emisionin “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko ai sqaroi se nga amnistia përfituan të dënuarit për vepra jo të rënda penale deri në 3 vjet burg. Sipas ministrit tani po shihet që të aplikohen edhe dënimet alternative si ato me punë të detyruar. Midis të tjerave ministry është ndalur edhe tek vrasja e ilia Karelit ( Kudret Kume)

VRASJA E ILIA KARELIT

Ngjarja e ndodhur me Ilia Karelin ka shfaqur reagime. Si nga mediat shqiptare, por dhe ato greke. Duke mos anashkaluar krimin e tij, ai nuk u trajtua siç e meriton ligji. Rastin në fjalë e keni diskutuar dhe në parlament, por a e keni dënuar ju dhe me zyrtarët grek. Si e komentoni këtë ngjarje?

Besoj se si zyrtar i lartë i kësaj fushe, kam reaguar publikisht në lidhje me këtë ngjarje të rëndë e tejet çnjerëzore. Kam kontaktuar me përfaqësues të Ambasadës Greke dhe i kam bërë kërkesën se Republika e Shqipërisë kërkon respektimin e të drejtave të njeriut. Kam marrë garancinë e shtetit grek, që do merren të gjitha hapat dhe masat për hetim objektiv, në lidhje me identifikimin e personave përgjegjës. Greqia ka penalitete të tjera nëse shkel hetimet, pasi është anëtare e BE. Publikisht në Parlament, kam kërkuar dhe në raste të tjera, të denoncohen shkeljet dhe të drejtat që u bëhen.

Ka pasur raste të tilla të identifikuara?

Në vendin tonë ka përmirësime të ndjeshme sa i takon këtij aspekti. Kemi pasur raste identifikimi dhe nga vetë Avokati i popullit. Ngjarja në burgun grek na bëri që të reagojmë ndaj çdo dhune sado të vogël në këto institucione të vuajtjes së dënimit. Ngjarja është e rëndë dhe kemi kërkuar që të ketë hetim objektiv.

Ne kemi vendosur marrëdhëniet e munguara prej 7 vitesh me shtetin grek dhe kemi kërkuar që të kemi transferime të të dënuarve shqiptar, që të vinë të vuajnë dënimin e mbetur në vendin e tyre. Kjo do të lihej në dëshirën e të dënuarve nëse donin të vuanin dënimin e tyre në Greqi apo në Shqipëri. Grupet e punës janë ngritur për përmirësimin e bazës ligjore dhe krimi nuk njeh kufi. Kam marrë garancinë nga Ministria Greke e Drejtësisë që të vazhdojë në këtë drejtim.

kareli-kareli

Keni marrë informacion të detajuar për mënyrën e trajtimit e të dënuarve?

Nuk arrijë të marr përsipër të shpjegojë dënimet e çdo qytetari. Drejtësia jonë duhet të respektojë ligjin për çdo individ njësoj. Kjo përfshin dhe shtetin grek.

Alket Rizai e sheh arratisjen si e vetmja rrugë për të shpëtuar nga burgu në Greqi. Si ju tingëllon ky fakt, si ministër i Drejtësisë?

Kjo më tingëllon si këmbën alarmi, pasi duhet të kemi kujdes për sigurinë e burgjeve. Këta persona që kanë rrezikshmëri të lartë, duhet të jenë të mbikëqyrur. Në rastin e burgut të Drenovës u parandalua ky rast, dhe u morën të gjitha masat kundër të dënuarve dhe gardianëve.