Për 2006-2016, emigrantët dërguan 7.9 miliard euro në Shqipëri

56

Shqipëria ka treguar dhe po tregon një varësi të lartë nga dërgesat e emigrantëve të cilat ndihmojnë shumë familje dhe lehtësojnë varfërinë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e lehtësimit gjatë vështirësive ekonomike.

Nëpërmjet transfertave bankare që dërgojnë emigrantët në vendin e origjinës kanë një rol të rëndësishëm në nivelin e të ardhurave, në cilësinë dhe standardin e jetesës apo në ekonominë e vendit përfitues.

Disa studime janë kryer në vitet e fundit për të identifikuar ndikimin e ekonomike në Evropë për familjet që marrin remitanca.

Vrojtimi i bërë nga Banka e Shqipërisë në vitin 2009 sugjeroi që pothuajse 64% e remitancave vjetore të dërgohen në zonat rurale në Shqipëri për të ndihmuar me shpenzimet ditore, aq sa Banka Botërore parashikon që pothuajse 35% e shqiptarëve do të jetojnë në varfëri pa to.

Sipas të dhënave të marra nga Eurostat në vitin 2010, remitancat e dërguara nga shqiptarët në Greqi në Shqipëri u rritën në 514 milionë euro, një rritje drastike në krahasim me atë të Shqipërisë në 2009.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2011 vlera e dërgesave të parave në Shqipëri ishte rreth 692 milionë euro ose 27% më e ulët se në vitin 2007, duke treguar kështu qëndrueshmërinë e ky burim financimi është i diskutueshëm.

Sipas të dhënave të marra nga Banka Botërore, rëndësia e dërgesave si përqindje e PBB-së kanë rënë vazhdimisht në pesë vitet e fundit. të dhënat më të fundit për vitin 2011 tregojnë se remitancat përbënin vetëm 7.3% të PBB-së ose ishin më shumë se 6% pikë më e ulët se në vitin 2006 (BB, 2011).

Një kthesë në rritje të dergesave ka pasur dy vitet e fundit 20015-2016, ndërsa për 6-mujorin e parë të 2017 janë derguar në Shqipëri 296 milionë euro. Dërgesat më të mëdha kanë qenë në vitin 2007 me 951 milion euro..

Nevojën për të mos u mbështetur më në remitancat e emigrantëve e përsëriti dhe Kryeministri Rama, i cili u shpreh se ekonomia shqiptare tashmë duhet të kthejë sytë nga zhvillimi i brendshëm dhe se duhet të nxisë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kthehen dhe të investojnë këtu.

Rënia e parave që futen nga emigrantët sjell më pak konsum nga qytetarët e thjeshtë, me pak investime në ekonomi si dhe ulje të prodhimit.  Në Shqipëri niveli i dërgesave nga emigrantët ndikon në uljen e varfërisë, pasi afro 60 për qind e familjarëve jetojnë me to. 

Dërgesat e migrantëve në vitet 2006-2016

  • 2006 –   936 mil.
  • 2007 –   951
  • 2008 –   834
  • 2009 –   782
  • 2010 –   696
  • 2011 –   692
  • 2012 –   675
  • 2013 –   544
  • 2014 –   592
  • 2015 –   598
  • 2016 –   615
  • Shuma 7.914.000 euro