Përball krizës humanitare – solidaritet dhe humanizëm.

367

arbeni ne focus nr-2Doc. Arben MALAJ   /  Lajmet për largimin e detyruar të mijra njerëzve nga vendet në luftë  dhe emigrimi i tyre i përvuajtur drejtë Europës janë tronditëse. Vuajtjet e tyre janë rëngjethëse.  Vendet e Ballkanit i kanë akoma të freskëta  kostot  e pergjakshme njerëzorë të konflikteve ndër-etnike. Disa media shqipëtare po njoftojnë dhe paralajmërojnë se nga burime konfidenciale shqipëtare (?!)  kjo valë mund të kaloj edhe nëpërmjet vendit tonë. Pikërisht ky “sinjalizim paralajmërues “ më angazhon  të ndaj me ju disa ide për manaxhimin sa më mirë të kësaj krize humanitare

Ata njerëz të përvuajtur  janë refugjatë politik – vijnë nga vende në luftë. OKB dhe vendet  europiane ja njohin këtë status.

Historia  e kombit tonë duhet të na shërbej për të ndjerë detyrim për solidaritetin e nevojshëm  humanitare për këta njerëz të përvuajtur që po emigrojnë aktualisht nga vendet e tyre. Shumë prej tyre edhe sipas pamjeve të mediave ndërkombëtare janë në kushte kritike mbijetesës dhe nuk kanë asnjë mundësi jetese  dhe shpresë në vendin e tyre. Mos harroni pamjet  e CNN për varrin masive të Kosovarëve  të  masakruar dhe vrarë –  që sensibilizoj  popujt dhe liderët botërore, që  krijoj solidaritetin dhe mbështetjen për ndërhyrjen ajrore per ndaljen e spastrimit etnik.

Kombi shqiptarë ka kaluar shpesh në historinë  e tij situata kaq të përvuajtura të  spastrime  etnike, të luftrave me mijra të vrarë, të turturuar dhe përdhunuar. 

Humanizmi, solidariteti, lehtësimi sado pak i cdo vuajtje të tyre,   është detyruese për secilin prej nesh.

Këto vlera njerëzore  të kombit tonë duhet të materializohet në qëndrimin tonë humanitare nga cdo individ, familje, organizatë jo qeveritare si edhe  nga  cdo strukturë shtetërore, në nivel lokal dhe qëndrorë. Sensibilizmi paralajmëruas i mediave shqiptare nuk duhet të shërbej për të nxitur apo justifikuar/përligjur  ndjesi apo qëndrime për ti penguar të kalojnë nëpërmjet vendit tonë drejt vendeve europiane. Ndoshta fakti që ne nuk kemi kufi tokësor me asnjë vend europian e ul fluksin e tyre, por sado i vogël të jetë ky fluks  ata meritojnë trajtim thellësisht njerëzore. Të pregatitemi pa asnjë vonesë për tju zbutur sado pak këtë krizë të tmershme  humanitare mijra fëmijve, pleqëve, vajza, grave të pafajshme.

Ne kemi experience individuale, familjare, shoqërore dhe të strukuturave shtetërore. Kjo nuk nënkupton të bëhemi vend pritës, por tju ofrojmë trajtim dinjitozë në kalimin e tyre tranzit drejtë vendeve europiane.

Ne manaxhuam në menyrën më të mirë krizën e rreth 500.000 vëllezërve Kosovarë, që gati më të njejtat vuajtje dhe pamje u larguan nga Kosova në fund të viteve 90 për shkak të  spastrimit etnik. Këta qindra fëmijë të vegjël, njerëz të moshuar, vajza dhe nëna të përlotura dhe të raskapitura deri në palcë – meritojnë vetëm trajtim sa më humanitare. Fillimi i kësaj pregatije dhe sa më parë është jetike. Pregatitja e pakova ushqimore, identifikimi pa vonesë i cdo njërit prej tyre sipas procedurave të UNHCR-s, dhënia e paketave të ndihmës së shpejtë dhe vaksinave  lehtësisht të përdorueshme, duhet të jenë gati si skema funksionimi dhe si burime potenciale,  për ti aktivizuar menjëherë.

Nqs paralajmërimet mediatike  bëhen për të ngritur në gadishmëri struktura të rendit dhe të ushtrisë tonë,  për ti ndaluar që të kalojnë, nëpër territorit tonë, nqs do të tolerojmë kontrabandistet e mallrave jetike që gjallërohen rreth pikave kufitare për tju shitur sa më shtrenjtë dhe pikën e ujit apo te qumështit për femijët dhe pleqtë , nqs do ti ndalojmë dhe keq trajtojmë  në pjesën hyrëse të vendit tone sic ndodhi në momentet e para në Maqedoni, nqs do të gjallërohet biznesi kriminal, biznesi I  gjakosur  i trafikantëve  për ti transportuar me para drejtë vendeve ku duan  të emigrojnë,atëhere  kjo histori e ndodhur në vendin tonë dhe për gjatë një  krizë kaq të rëndë humanitare , do te ishte pse jo edhe një njollë turpi për  kombin tonë, qe me të drejtë akoma ankohet për indiferencën e vendeve europiane gjatë fillimit te spastrimeve etnike dhe krizave humanitare shumë të rënda edhe gjatë shekullit të 20-të.

 

Me këtë qendrim humanist ne nuk po e nxisim këtë emigrim. Bota nuk po e ndal dot në vendet e origjinës.

Europa e Bashkuar nuk ka akoma një qendrim të bashkuar se si do ta manaxhoj këtë  krize humanitare, përmasat e të cilës sidomos për nga dhimbjet e rënda njerëzore dhe për nga përmasat e popullësisë që po braktisin me lotë ne sy shtëpitë dhe vendet e tyre,  sa vjen dhe rritet.

Leksoni i mbështetjes humanitare i shqiptarëve të Preshevës duhet ti shërbej cdo shqiptari, njerëz të thjeshtë, biznesman apo politikanë. Cdo pregatitje për ndalimin e sforcuar të tyre do të turpëroj shqiptarët dhe të krijoj për trafikantet gjakësore ushqim e fresket plotë me dhimbje dhe vuajtje njerëzore. Me shpirtin e tyre kriminal kontrabandistët dhe trafikantët  do tju shesin shtrenjtë fëmijëve, nënave dhe pleqve  cdo pikë uji e qumështi. Do tju marrin edhe qindarkat e fundit. Do të  synojnë që disa prej vajzave dhe nëneva të reja  ti përdorin si viktima edhe seksuale. Ndaj të plotësojmë  sa më shpejtë dhe në maksimum detyrimin tonë minimal  për solidaritet, ndihmë humanitare dhe trajtim të dhimbshëm njerëzore për cdo njerin prej tyre.

Hapi i parë është sensibilizmi dhe apeli publik për solidaritet dhe ndihmë.

Ndoshta mbledhja e Këshillit të Sigurimit të vendit tonë mund ta zyrtarizonte qëndrimin tone humanitare në kalimin e tyre transit  në vendin tonë.

Sensibilizmi publik për ti ndihmuar dhe cdo  angazhim zyrtar për të minimizuar cdo keq manazhim për pritjen dhe përcjelljen e tyre, si edhe parandalimi i cdo risku për abuzim nga cdo trafikantë apo nënpunës,   gjatë  cdo momenti të hyrjes, qëndrimit të përkohshëm dhe lejimit  sa me parë të kalimit të tyre drejtë  vendeve të BE-së, është detyrimi ynë humanitare.

Kombet lartësohen për vlerat e tyre njerëzore, edhe  nga kontributet gjatë krizave humanitare të popujve të tjerë.

 

Arben Malaj

Lektor

www.ippm.al