Pezullimi i Çakos/ Tahiri sulmon gjyqtarin : Ka liruar vrasës e përdhunues

Lajme Politika

reagon ministriMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tahiri duke folur nga sheshi “Nënë Tereza” në panairin e Policisë së Shtetit, akuzoi se vendimi është tërësisht politik dhe tha se vendimi është marrë nga një gjyqtar që ka liruar vrasës dhe përdhunues dhe që është shkarkuar nga detyra për korrupsion dhe mos përmbushje të detyrës.

“Po kush është gjyqtari që vendosi? Është një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion dhe për mos përmbushje të detyrës. Ka liruar nga burgu persona për vrasje të mbetur në tentativë, përdhunim në tentativë, vjedhje, përdhunim. U shkarkua dhe disa vite më pas u kthyer sërish në detyrë”, tha Tahiri duke shtuar se Çako ka ushtruar detyrën me devotshmëri dhe ndershmëri.