Ping-pong në Selanik me 70 dëshmimtarë, 30 avokatë në gjyqin për vrasjen Ilia Karelit

Foto e Ditës Greqi Kryesore

 

 

 

familja kareli kerkon drejtesi-2

Shpëtim ZINXHIRIA /  Shumë bujë u bë në atë kohë për këtë vrasje, ndërsa sot në të gjitha seancat është vetëm dhe vetëm prezenca e stafit  drejtues të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së  Shqipërisë në Selanik.

Më se një vit ka që rifilluar çështja Kareli. Më 28 shtator të 2016 ishte radha e prokuroris së çështjes në seancën e shtatë, ku janë thirur për të dëshmuar rreth kësaj ngjarrje të rëndë 70 dëshmimtarë, si dhe 30 avokatë, përball trupit gjykues i përbërë nga tetë anëtar.

Prokurori i çështjes bazuar në materialin voluminos, pamjet filmike, fotografitë,  kërkoi dje që të gjithë të akuzuarit të shpallen fajtor, pasi janë përfshirë dhe kanë ushtruar dhunë me dashje ndaj të pandehurit 42 vjeçar Petrit Kume (Ilia Kareli), me pasojë vdekjen..

Procesi i rigjykimit të  14 të pandehurve “policë, gardiane ” të burgut Nigritas në Serres të akuzuar për dhunë ndaj shqiptarit me pasojë vdekjen po ngjan një maratonë të vërtetë, pas ndërprerjes së vazhdueshme që ju bën këtij proçesi, kjo për arsye subjektive, por edhe për shkak të grevave me pandërpreje që pati përfshirë edhe sistemin gjyqësor në këtë vend duket se po i vjen fundi.

Janë thirrur në këtë proces pothuase një numër rekord dëshmitarësh, rreth  70, të lidhur direkt ose indirekt në këtë ngjarje.( policë e gardianë si dhe të qëndrave policore të tjera, të burgut Melandrinos, Nigritas,  posta policore Amfisa, etj.)

Çdo gjë i ka ngjarë një lojë ping-pongu, në të cilën janë përfshirë edhe punonjës se burgut të Malandrinos, drejtues të postave policore të Amfisas, si dhe sektorë të policise përgjegjës për transportin e të ndjerit Ilia Kareli.

Avokatët mbrojtës të akuzuarve kanë pretenduar se vdekja ka ardhur nga dhuna  e ushtruar, por kjo ka ndodhur para se i pandehuri të mbërinte në burgun e Nigritas në Serrës, pra ai është dhunuar në burgun Melandrinos. Ekspertët mjekoligjorë kanë mbrojtur me bindje tezën e tyre përfundimtare që vdekja ka qënë e fshehtë e menjëhershme nga një sëmundje kronike të zemrë s( miokardit ), si stresit që ka ndihmuar si pasojë e vdekjes që pati bërë më herët i pandehuri Ilia Kareli, për të cilëm ai më pas ndjente keqardhje. Pra sipas këtyre mjekëve ligjor vdekja nuk ka ardhur nga dhuna e ushtruar.

Mësohet se çështja do të vazhdojë për gjykim në datën 4 dhe 6 tetor, ku avokatët e gardianëve do bëjnë mbrojtjen e të akuzuarve, deri në atë kohë të ketë mbaruar loja e ping-pongut dhe vrasësit të kenë marrë dënimin…

Deri tani në të gjitha vrasjet ndaj shqiptarëve në Greqi nuk është dënuar as edhe një vrasës, një rastësi apo …?