Pishtar i parë i këtij festivali

585

thomai ne focus

Muzikanti i njohur Thoma Papa në një bisedë për Focus News na jep mundësinë për t’u njohur lidhur me organizimin e Festivalit  të Parë të Pranverës për zëra të rinjë shqiptarë në emigracion. Një festival pranveror që do të zhvillohet për tre ditë në Athinë nga nga 10-12 Qershor 2014. Muzikanti Thoma Papa flet gjithashtu për organizimin e festivalit si dhe për kushtet e këngëtarëve të cilët do të marrin pjesë në festival. Gjithashtu në mbyllje të bisedës ai na se sa i lidhur është shpirti i tij me muzikën. I urojmë suksese në këtë festival të pare të këngës së lehtë për të rinjtë.

Së shpejti në Athinë ju organizoni Festivalin e Parë të Pranverës për zëra të rinjë shqiptarë në emigracion, si lindi kjo ide?

Duke parë që këtu në emigracion të rinjët shqiptarë janë shumë të dhënë dhe të apasionuar për Atdheun e tyre, si dhe gjithmonë këndojnë për Atdheun, Unë si drejtues i këtij festivali, mendova për shumë kohë, që për ta ndezur më shumë pishtarin e këngës dhe artin shqiptar, mendova që të krijojmë një grup për organizimin e një festivali pranveror veçanërisht për rininë në emigracion. Kjo ide u përkrah nga të gjithë kolegët e mijë.

FESTIVALI-FESTIVALI

ç’fazë të përgatijes ndodheni dhe sa optimisë jeni për këtë nismë?

Jemi në fazën e parë të zhvillimit të festivalit të ashtuquajtur pranveror, si dhe për këtë u bë edhe një takim me të gjithë drejtusit e festivalit, ku u muarën mendimet e njeri-tjetrit. Për këtë aktivitet kulturor të gjithë jemi entuziast për këtë festival. Dimë që është pak si e  vështirë që të ndizet ky pishtar, aq i madh për atdheun shqiptar, por jemi shumë të vendosur dhe optimistë që ta realizojmë pa tjetër këtë festival pranveror, megjithëse pengesat do jenë të mëdha, ne do ta çojmë deri në fund këtë pishtar të parë të këtij festivali.

Cilët janë kushtet e këngëtarve që do konkurojnë?

Kushtet janë: Të jetë një këngë e re e muzikës së lehtë shqiptare, të jetë e orkestruar me zërin e vetë të këngëtarit ,të dorëzojë deri më 15 maj të 2014 tek Studjo Do Re Mi, për t’u aprovuar nga grupi drejtues i festivalit.

Cila është ndihma dhe mbështetja që mund të kini për këtë festival të parë në Greqi?

Ndima për këtë festival do jetë nga grupi drejtus i festivalit dhe nga artëdashës të festivalit, kjo është ndima shumë e madhe përsa i përket dëshires dhe realizimit të ketij festivali nga i gjithe grupi organizues. Si fillim çdo gjë ka vështirësitë e veta pasi do jetë edhe shfaqja e pare, por kam besim se do dalim mire, pasi edhe për këtë po punohet me seriozitet nga ana jonë.

thomai -a

Kush është Thoma Papa?

Thoma Papa është një nga organistat e parë të Shqipërisë dhe këtë edinë të gjithë artistët dhe istrumentistët shqiptarë. Thoma Papa ka bërë revolucionin e parë në Shqipëri që kjo lloj vegle e quajtur sintisajzer, të hynte pa tjetër në orkestrat dhe muzikën shqiptare. Gjithashtu është kompozitor në Tiranë që nga vitet 1978 dhe deri më sot, me shumë kompozime për kënget e jugut dhe të muzikës së lehtë shqiptare.  Kam bërë mbi 57 këngë, të cilat janë shqiptare dhe këngë vllahunie. Këngët e mija jaë mirpritur gjithmonë me dashuri nga dëgjuesit.

Sot emigrant në Greqi?

Po, jam larguar nga Atdheu në vitin 1990, ashtu si dhe shumë kolegët e mi.

Mardhëniet me kolegët në Shqipëri?

Mardhëniet e mi me artistat dhe muzikantët në Shqipëri kanë qenë shumë të mira dhe të shkëlqyera. Miku më i dashur dhe mi e mbrekullushëm për mua ka qënë dhe do jetë në zemrën dhe kujtimet e mia, për Ferdinand Deda, Aleksandër Lalo, Kozma Dushi,  Bujar Qamili si dhe Luan Zhegu. Këta kanë dhe do të mbetën miqtë e mi të jetës, ashtu si dhe shumë artistë te tjerë.

Në mbyllje, ç’është muzika për ju?

Muzika për mua, po, në radhë të parë arti në përgjithësi më ka tërhequr që në moshë të vogël kur isha 7 vjeç. Që në atë kohë ndjeja që ishte një pjesë e trupit tim dhe më mungonte, dhe prandaj u nisa ta kërkoja këtë pjesë të trupit,  po e gjeta. Me një fjalë muzika ëmua është pjesa e trupit tim.