Pjerin Ndreu mbështet protestuesit kuksianë: Kanë të drejtë.

157

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu shprehet se mbështet protestën e qytetarëve kuksianë kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Ndreu nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ shkruan se kuksianët kanë të drejtë. Ai thotë se qeveria po merret me evidentimin e atyre qytetarëve që janë përdorues të shpeshtë dhe tarifa do të ulet, ndërsa në lidhje me vendimin e opozitës për mosbindje civile, Pjerin Ndreu thotë se këtë që kërkojnë diçka të tillë duhet të kthejnë të paktën 230 milionë euro që i zhdukën dhe e lanë rrugën pa përfunduar.

Postimi I Plotë:

Protesta e ligjshme e kuksianeve nuk duhet te perdoret nga matrapazet qe e vodhen dhe e degraduan ate rruge. Kam mbeshtet dhe do mbeshtes cdo kuksian qe proteston per taksen e larte, sepse ka te drejte.Por qeveria po merret seriozisht me evidentimin e atyre qytetareve qe jane perdorues te shpeshte te rruges qe te kene tarifa te uleta. Kjo do ndodhe patjeter. Por cfare kerkojne keta qe duan mosbindje civile ? Pse nuk kthejne se paku 230 milion dollare qe i zhduken dhe e lane rrugen per faqe te zeze ?! Kuksianet me te cilet u rrita dhe qe i dua aq shume per burrrerine e besnikerine, nuk kane se si te bashkojne kerkesat e tyre me intereat e Lul Bashes apo kujdo tjeter. Kthejini Kukesit dhe shqiptareve parate qe ju vodhet, pastaj dukuni per mosbindje civile ! Ndersa qeveria te ule taksen per qytetaret qe e perdorin shpesh e qe banojne ne Kukes !