Plani global i komunikimit i Kinës, përgatit 300 satelitë

128

Në krijimin e një formacioni prej më shumë se 300 satelitëve të ulët për ofrimin e shërbimeve të komunikimit në mbarë botën, Kina po ecën përpara, siç njoftoi Agjencia e Hapësirës dhe Teknologjisë (CASC). Sateliti i parë i formacionit Hongyan do të jetë në orbitë këtë vit. Konstelacioni Hongyan përbëhet nga më shumë se 300 satelitë së bashku me qendrat e përpunimit të të dhënave dhe do të ndërtohet në tri faza.