Policia në kërkim të burgosurit

420

malandrino - malandrino

Alarm ka dhënë në Departamentin e Policisë në Evias, siç u bë e njohur, i burgosur shqiptar në burgun e Malandrinos Besnik Ndreka nuk është kthyer përsëri në burg pas nëntë ditë leje. I burgosuri shqiptar duhej të ishte kthyer dje në mesditë në oren 13.00. Gjatë lejes së marrë ai paraqitej dy herë në ditë në Departamentin e Policisë në Halkida, duke deklaruar se pret një kushëri të tij në fshatin Vasiliko, që gjëndet vetëm 6 km nga qyteti. Shqiptar 40-vjeçar është dënuar me 17 vjet e 7 muaj burg për vjedhje të rëndë dhe grabitje, dhe ishte dita e  katërt e lejes  9-ditore të marrë…

Autoritet e sigurisë kanë nisur një kërkim për arrestimin e tij, ndërsa informacioni nga burgu kanë deklaruar se nuk bëhet fjalë për një njeri të rrezikshëm. Deri tani, nuk është kërkuar ndihmë nga forcat e policisë jashtë qarkut. Theksojmë se rreth 400 është numri i të burgosurve të cilët kanë marrë leje sipas ligjit në fuqi, por nuk janë kthyer më…