“Pres ftesë për të garuar për Shqipërinë”

Sporti

Nga Klevis Deda  /

Sporti i Arteve Marciale është mjaft i përhapur në të gjithë botën dhe padyshim që nuk mund të mungojnë edhe sportistët shqiptarë. Një prej tyre është edhe Edmond Xhelili, një luftëtar nga qyteti i Preshevës, i cili garon për SHBA-të. I veshur me kompletin sportiv kuqezi për të përfaqësuar vendlindjen e tij, Shqipërinë ai ka korrur suksese të ndryshme. Xhelili emigroi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1999-të kur ishte vetëm 13-të vjeç. Ai u vendos në qytetin e Las Vegas bashkë me familjen e tij. Fiziku i tij i madh dhe dëshira për t’u marrë me sporte të rënda nuk reshtën kurrë. Xhelili mer pjesë në “Street Fight” ku dhe ra në sy për cilësitë që dispononte. Si për rastësi në rrugët e Las Vegasit kalonin shumë agjent dhe ekspert të arteve marciale ndër ta ishte dhe trajneri i njohur në atë kohë i UFC-së Frank Mir. Paraqitjet e mira të luftëtarit nga Prevesha e bindën atë që ta merrte në klubin e tij Striking Unlimited. Ai mori eksperiencë në disiplina të ndryshme të këtij sporti si kick-box, box, Muay Thai e disa të tjera. Në një intervistë për “Shekulli” ai thekson se ëndrra e tij është të luajë për Shqipërinë ose Kosovën.

Në çfarë moshe e keni nisur karrierën tuaj dhe ccfarë ju shtyu të merreshit me këtë sport?

Në vitin 2006 isha 19 vjecc kur fillova me sportin e MMA. Kurse në vitin 2007 ja fillova karrierën në klubin Striking Unlimited, ku ishte trajneri i njohur dhe Kampioni i peshës të rëndë i UFCsë, Frank Mir. E kam pasur pasion këtë sport ndaj nuk rreshta kurrë së shpresuari që një ditë do të garoja në nivele të larta. Cili ka qenë meçi juaj i parë? Më 30 Maj 2009 debutova kundër Justin Franco duke shënuar fitore në turneun “Tuff Uffc” me ndërprerje në raund të dytë.

Do t’i thonit po një ftesë nga Federata Shqiptare?

Kam interes të garoj në Kosovë e Shqipërinë, po skam pasur asnjë lloj ftese deri më tani. Kjo më ka mërzitur tej mase pasi synimi im është të garoj për atdheun tim.

Stërviteni në kushte optimale për të garuar në nivele të larta?

Unë stërvitem në disiplinat që përdoren në këtë sport luftarak, box, kick-box, Muay Thai, Brazilian Jiu Jitsu, Ërestling e shumë disiplina të tjera. Kushtet normalisht që janë në standarde shumë të larta.

Cilat janë objektivat e ardhshëm për ju konkretisht?

Objektivi është për të garuar në UFC, por kam pasur edhe angazhime familjare, pasi u bëra baba duke më dhuruar Zoti një vajzë dhe një djalë.

Si e shikoni këtë sport në Shqipëri dhe në mbarë trevat shqiptare? A ka talente të rinj që mund të kenë një të ardhme të ndritur?

Kosova dhe Shqipëria ka shumë luftëtarë të talentuar në të gjithë botën. Besoj që talentet e rinj që po zhvillohen në Shqipëri dhe Kosovë do të arrijnë rezultate të shkëlqyera.

Cili do të jetë kundërshtari juaj i ardhshëm? 

Jemi ne biseda me disa Organizata të MMA për duelin e radhës, por akoma nuk e kemi bërë kontratën. Por cilido që të jetë ai objektivi është i njëjtë, vetëm fitorja.

A shërben për ju si një motivim fakti që bëni krenarë një komb të tërë?

Jam krenar që jam shqiptar. Dhe mbështetja a gjithë Shqiptarëve më jep motivim për të luftuar dhe për të përfaqësuar flamurin shqiptar kuq e zi.