Presidenca austriake në BE fillon me një front kundër emigracionit

Emigracioni Rajoni

Në luftën kundër “emigracionit të paligjshëm” dhe “më shumë siguri në Evropë” Presidenca Austriake filloi sot zyrtarisht per 6 muaj presidencen e rarhes në BE, nje vend anëtar i BE që nga 1 janari 1995.

Përveç çështjes së emigracionit për refugjatët, gjatë Presidencës austriake do të ketë dy “sfida më të mëdha”, Brexit – Dalja e Britanisë nga BE dhe korniza financiare shumëvjeçare e buxhetit të BE-së pas vitit 2020, e cila, sipas kancelarit austriak , për shkak të vakumit ekonomik që do të rezultojë nga tërheqja e Britanisë, duhet te rritet efikasiteti i buxhetit të BE .

Austria, në çdo rast, vendos luftën kundër “emigracionit të paligjshëm” dhe “më shumë siguri në Evropë”, e cila do të jetë në qendër të programit Samitin e 20 shtatorit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të BE në Salzburg. Ne mënyrë të përsëritur Sebastian Kurt, ka theksuar per mbrojtjen e kufijve të jashtëm, me theks në krijimin e qendrave të paraburgimit për refugjatët jashtë Europës, nevojën për ndihmë më të madhe në terren, si dhe zgjerimin e mandatit dhe forcimin e Frontex. Sipas mendimit te tij, nje e treta e punes do të jetë çështja e sigurisë së fqinjësisë dhe promovimi i perspektivës evropiane dhe procedurave për hapjen e negociatave të pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe parandalimin e tensioneve brenda BE, evidente në Këshillin e fundit të Evropës, i cili kishte një temë ekskluzive mbi migracionin e refugjatëve.

Ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar ndarjen e BE-së, Austria dëshiron të ndërtojë ura dhe të jetë një ndërmjetës neutral”, prioritetet e presidencës austriake theksoi Sebastian Kurtz. Gjate periudhes se Presidencës Austriake, nga sot deri me 31 dhjetor jane programuar gjithsej 300 takime, 60 Këshillat Ministrorë, nga të cilët 13 në Austri, si dhe Samiti i 20 Shtatorit në Salzburg.