Presidenti Pavolopoulos mesazh Turqisë: Ne nuk do të heqim dorë nga të drejtat për të mbrojtur ishujt tonë

35

Synimi i Greqisë për të ushtruar plotësisht të drejtat e veta sovrane  ndaj Turqisë u theksua sot edhe njëhere nga Presidenti i Republikës, Prokopis Pavlopulos.

Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të jetojmë në mënyrë paqësore, por nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona,” theksoi në kontekstin e festimeve për çlirimin qytetit të Selanikut.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se “Greqia rezervon të drejtën për të mbrojtur ishujt e saj, ushtron në mënyrë të plotë të gjitha të drejtat e saj sovrane, duke përfshirë të drejtën për të zgjeruar detin e saj territorial, në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane, në një mënyrë politikisht më të përshtatshme dhe institucionalisht më të mirë sa i përket rendit tonë kushtetues “, që vlen për ZEE, në zbatim të Ligjit të Detit.