Presidenti Vladimir Putin bëhet përsëri baba

429

putin 1Sportistja Alina Kabaeva lind fëmijë me Presidentin rus Putinin. Presidenti Vladimir Putin gjëndet përsëri përball mediave për lidhjen me gjimnasten ruse Alina Kabaeva. Por këtë herë publikimet paraqesin rusen e bukur që ka sjellë në jetë frytin e dashurisë së tyre, duke i dhënë asaj fëmijën e tretë në jetën e tij. Por është me të vërtetë fëmija i tretë biologjik i presidentit rus? Publikime pretendojnë se Vladimir Putin nuk ka dy ose tre, por ka pesë fëmijë! Gazeta zvicerane «Blick» publikon se gjimnazistja Alina Kabaeva lindi vajzën e saj, në klinikën Sant’Anna në Lago di Lugano, një zonë në juglindje të Zvicrës, në kufi me Italinë. Shtypi thekson se presidentin rus Putin ka qënë prezent në lindjen e fëmijës. Neue Züricher Zeitung publikon se një punonjës i spitalit ka konfirmuar se Alina Kabaeva ishte në Sant’Anna dhe madje kishte në dispozicion dy dhoma. Megjithatë, drejtori i klinikës, Michela Pfyffer, thotë kategorikisht: “Nuk është në fuqinë tonë për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla.” Presidenti 62-vjeçar Putin, ka qenë zyrtarisht i martuar me Lyudmila Putin dhe ka dy vajza, Marian 30-vjeçar dhe 29-vjeçaren Katerina. Pas thashethemeve të vazhdueshme që mban marrëdhënie me Alina Kabaeva, presidenti rus në 2014 u divorcuan me Lyudmila Putin dhe ky njoftimi u bë përpara kamerave.