Protesta: Apel për vrasjen e Pëllumbi Marnikolaj, si dhe për 170 shqiptareve të tjerë.

2048

Focus News /

Protesta e djeshme ne qendër të qytetit të Korçës organizuar nga Aulon Kalaja, përkoi me ardhjen e Ministrit të Jashtëm te Greqisë, një protestë që kërkonte një ndergjegjësim politik dhe moral për dy qeveritë, një drejtësi për vrasjen e  fundit të 28-vjeçarit Pëllumb Marnikolaj.

Edhe pse qeveria shqiptare u përpoq se kjo protestë të mos zhvillohej, nuk ja arriti qellimit. Ajo u bë në mënyrë paqësore ashtu si i shkon përshtat kësaj Shoqërie Civile.

Vrasja makabre e Pëllumb Marnikolaj në komisariatin e policisë në Ano Patisia mban vulën e shtetit fqinjë, duke regjistruar në listën e zezë numrin në 170 shqiptarë të vrarë, thuaj të jetë rastësi?

Familjet e viktimave shqiptarë të vrarë nga policia greke dhe nga neonazistët, ende nuk kanë marrë zyrtarisht një përgjigje nga Athina zyrtare, lidhur me hetimet për këto vrasje. Familjarët shprehen se qeveria greke dhe ajo shqiptare të fillojnë hetimin për këtë çështje, pasi numri i emigrantëve të vrarë në tokën greke është mjaft i madh.

Ka mbi 17 muaj që po heshtet për vrasjen e fundit dhe procesi i vrasjes se shqiptarit 29-vjeçar ka mbetur aty ku ka filluar, pasi shteti grek nuk mund të dënojë vetë shtetin e tij. Sikur të mos mjaftojë kjo familja e Pëllumbit si dhe famijlet e 170 emigrantëve të vrarë ende presin përgjigje: Përse u vranë këta ?

 

Nuk e di nese mund të gjendet ndonjë shtet rumpallë si Made in Albania, që me indiderentizmin e saj të çuditshëm bën kinezin, edhe kur ka përball fakte konkrete te publikuara here pas here. Edhe një herë i kujtojmë shtetit rumpallë që kërkon të integrohet në familjen evropiane se vetëm në periudhën nëntor 1992- mars 1997 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 romë. Në këtë periudhë ka pasur rreth 141 sulme kundra emigrantëve, ku mekanizmi shtetëror (policia) ka kryer 86 sulme. Deri më sot llogariten zyrtarisht 170 emigrantë shqiptarë të vrarë, ku dora e shtetit ka vrarë 100 prej tyre.

Pëllumb Marnikolaj është viktima e 99 i vrarë nga policia greke, një viktimë që u vra nga ata qe duhej ti siguronin jetën. Por…?

Shtetit shqiptar po i rendis edhe një herë disa emra nga 154 emigrantëve tanë të vrarë që nga 1992 e deri në qershor të 2010 :

Grina vrarë më 1992 N. Dremaj (20 vjeç ) vrarë më 18/12/ 1992; A. Kuka (18 vjeç) 25/02/1995; I. Frroku (26 vjeç) 15/03/ 1995; A. Trocka 27/03/1995; A.Isaku 1/05/1995; Q. Bikli Nëntor 1995; T. Kodra 2/12/1995; B. Xixa (28 vjeç) 26/12.1996; J. Moka Nëntor 1996 Erion X.  (14 vjeç) 8/02/1996; G. Meko (17 vjeç) 6/04/1997; I. Meksi ( 26 vjeç) 3/08/1997; A. Domaniku (16 vjeç) 30/09/1997; B. Bregkoki ( 30 vjeç) 16/12/1997; H. Sefa (19 vjeç) 28/12/1997; A. Fotiu 8/05/1998; B. Bakollari (28 vjeç) 5/06/1998; M. Gjenci 15/06/1998; S. Butka (40 vjeç) 8/11/1998; A. Hoxholli Nëntor 1998; I. Subashi 2/08/1999; S. Qilari 14/02/1999; A. Vekshi Mars 1999; A. Vejziu 13/03/1999; L. Pepa (20 vjeç) 18/03/1999; F. Neta (45 vjeç) 7/04/1999; A. Sufo 16/07/1999; A. Xhafa (48 vjeç) Prill 2000; B. Qoshku (23 vjeç) 1/11/2000; Xh. Kacani (22 vjeç) 23/11/2000; G. Çelniku (20 vjeç) 21/11/2001; A. K. (32 vjeç) 2/11/2002; A. Beso (27 vjeç) 11/05/2003; G. Fati (23 vjeç) 23/08/2003; A. Vreto (25 vjeç); 23/08/2003 V. Bytyçi (18 vjeç); 23/09/2003 A. Lufo (20 vjeç) Korrik 2003; L. Bërdëllima (36 vjeç) 11/08/2004; J. Karo (30 vjeç) 16/09/2004; I. Frroku (26 vjeç) 15/03/2005; B. Praimi (39 vjeç) 8/09/2005; F. Lika (24 vjeç) 2/11/2005; E. Jahaj (18 vjeç) 1/01/2006; L. K. (20 vjeç) 15/03/2007; G. Lajoti Nëntor 2007; L. Kalca (18 vjeç) 15/04/2007; I. Late (45 vjeç) 8/11/2007; A. Zoto (20 vjeç) 1/03/2008; F. Lala (24 vjeç) 22/09/2008; E. Bakiu (22 vjeç) 22/09/2008; A. Gashi 20/04/2009; N. Todi (20 vjeç) 4/02/2010; A. Manko 1/06/2010.

Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 13 vjeç. 

Të dhënat e vrasjeve në vite

1991 -1 vrasje nga roja e kufirit

1992 – 12 vrasje. 5 janë vrare nga policia dhe 4 të tjerë nga rojet kufitare

1993 – 6 vrasje me armë zjarri. 4 janë  vrarë nga policia

1994 –  6 vrasje me arme zjarri të kryera nga policia

1995 –  9 vrasje. 5 janë kryer me armë zjarri, ku nga këto 3 nga policia dhe 2 nga rojet kugitare

1996 – 10 të vrarë. Ku 6  prej tyre i ka vrare policia dhe 1 rojet kufitare

1997 – 14 vrasje, nga këto 10 jane kryer me arme zjarri. 10-të i ka kryer policia

1998 – 13 vrasje, nga këto 8 janë kryer me armë zjarri. 4 vrasje mbajnë vulën e policisë

1999 – 15 vrasje, nga këto 7 janë kryer me armë zjarri .  6 vrasje i ka kryer policia dhe 2 rojet kufitare

Nga viti 1992 – 1999 janë vrarë 75 emigrantë. Nga këta, 60 i ka vrarë policia si dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër nga vendasit

2000- 9 vrasje me armë zjarri. Të gjithë u vranë nga policia

2001- 3 vrasje të  kryera me armë zjarri nga policia

2002- 3 vrasje me armë zjarri nga policia

2003- 5vrasje. 2 janë kryer me armët e policisë

2004- 6 vrasje. Policia ka kryer një vrasje

2005- 2 vrasje.

2006- 2 vrasje.

2007- 6 vrasje. 2 ka kryer policia. .

2008- 10 vrasje. Një është kryer me armë zjarri.

2009- 4 vrasje

2010- 8 vrasje. Nga këto; me armë zjarri 5. 2 vrasje i ka kryer policia.

Nga viti 2000 – 2010 janë vrarë 58 emigrantë. Nga këta, 33 i ka vrarë policia dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga vendasit

Nga viti 1992-2010: Janë vrarë 154 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 19 vrasje të tjera. Në 135 vrasjet e kryera forcat e policisë greke kanë kryer 93.

Viti 1991, është fillimi i vrasjeve por edhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 marsit është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë  vrasjet e emigrantëve.

Për të lehtësuar hetimet rreth ketyre vrasjeve po publikoj edhe disa emra të policëve grekë që kanë vrarë 100 emigrantë të pafajshëm

Sejtaridhis * 9/11/1992; Dh. Janopoulos 27/12/1992; A. Dellas 12/09/1993; A. Mesinis 20/02/1994; N. Kunapakis 9/03/1994; L. Karajanis nëntor 1994; I. Rigas nëntor 1994; I. Sejtaridhis * 9/11/1992; Dh. Janopoulos 27/12/1992; A. Dellas 12/09/1993; A. Mesinis 20/02/1994; N. Kunapakis 9/03/1994; L. Karajanis nëntor 1994; I. Rigas Nëntor 1994. S. Papadopulos 25/02/1995; A. Fotopulos nëntor 1995; D. Karakajdas 20/01/1996; D. Spiropulu 11/11/1996; D. Trimis 10/11/1996; M. Andreopulos 8/02/1997; S.Tagaras 15/04/1997; D.Tsagrakos 3/08/1997; G. Spanidis 16/12/1997; G. Atmaxidis 6/03/1998; S. Demetriu 8/05/1998; P. Tcoleridis 8/11.1998; K. Zaharopulos Shkurt 1999; And. Kanavas Mars 1999; Ath. Kanavas 13 mars 1999; J. Rizopulos 21/11/2001.

Nga viti 2001 e deri më sot janë vrarë edhe 16 shqiptarë të tjerë, ku më tragjike ishin vrasjet e Ilia Karelit dhe Pëllumb Marnikolaj më 3 gusht të 2016.

Gramos Palushi ishte viktima e 120 në Greqi, ku ai u ther me thikë sepse festonte fitoren e Shqipërisë. Ndezja e 120 qirinjëve nga një grup të rinjësh para deres se Ambasadës Greke, si dhe protestat e shumta në Greqi nga emigrantët shqiptarë nuk ndërgjegjësoi aspak shtetin grek, që kurseu ngushëllimet për familjen e viktimës.

Për këto vrasje u zhvillua protesta e cila tregoi qartë edhe njëhere se sa large qendruan partite politike të vendit, te cilat në vend të mbështesnin këtë protestë, zgjodhën rrugën e heshtjes. Por Shoqëria Civile me në krye Aulon Kalaja po tregon seriozitetin ndaj vrasjeve të shqiptareve në Greqi…

Pyetja për njerzit normal shtrohet : Edhe sa të tjera duhet të vriten…Dhe sa vite të tjera duhet të kalojnë për të filluar hetimet lidhur me vrasjet mizore ndaj emigrantëve shqiptare ?