PROTESTA E SOTME RIKONFIRMOJË BERISHËN “STAR TË PADISKUTUESHËM”

Kryesore Opinion

Alban Daci   /  Shumë zhurmë për hiq gjë. Ashtu siç e kisha parashikuar ndodhi.

Përtej histerisë të disave që morën në proteste, përtej dështimit të fjalimit të Bashës dhe po ashtu tentatives, për ta bërë si proteste të shoqërise civile me fjalimin e disave që askush nuk i degjojë me interes, kjo proteste shuajti përfundimisht dilemën e lidershipit të PD dhe ai natyrshëm mbetet Berisha.

Kjo proteste, si një arenë karnavalesh, me stilin e vjetër të 2000 lekëshit që morën disa qytetarë, për të udhëtuar drejtë Tiranës dëshmon edhe njëherë se, PD nuk ka kauza dhe moralin për të bërë një ngritje qytetare kundër politikës së shumicës.

E vetmja energji dhe forcë në kohë dëshpërimi të thellë politike mbetet padyshim Berisha, i cili i vetëm kërkon të ringjallë një opozitë të konsumuar dhe të “vdekur”.

Folësit dhe protagonistët e sotëm të protestës rikonfirmuar se protesta e sotme nuk kishte kauza, nuk përfaqësonte realitetin social, por vetëm dëshirën e asaj që në mënyrë të drejtë vete Berisha e quajti partitokracia. Pra, Berisha si gjithmon është vigjilente në analizat e tij, por në këtë rast termi i sakt “partitokraci” ishte për PD, sepse e gjithë protesta u organizua për të bërë të mundur rikonfirmimin e forcës politike të PD dhe të dëshirës së Bashës për të vendosur lidershipin e tij.

Basha sot dështoj edhe njëherë për të dyja, sepse PD dëshmojë se s’ka kauza politike, nuk ka bërë rinovim elitash e ashtu lidershipi i Bashës përballë atij të Berishës është një hiç. Këtë e kanë konfirmuar militantët e PD, që gjithë kohës brohorisnin emrin e Berishës e po ashtu në shumë statuse në facebook e kanë quajtur Berishën si “mbreti i shqiptarëve”.

Pak u morën me Bashën ose hiç fare.

Kurorezimi i parodie të tuprshme të ditës së sotme ishte ndërtimi i asaj çadre që dëshmon lodhjen e drejtuesve të PD, që nuk protestojne në shi, por duan kushte e standarde. Pra, drejtuesit e PD kanë akoma nostalgji për pushtet dhe për privilegje e nuk kanë mëndjen të sakrifikojnë për kauza qytetare.

Panorama e personave që rrethuan Berishën e ulur në Bulevard, dëshmojë edhe njëherë hipokrizinë e Opozitës, kur flet për drejtesi, për luftë kundër korrupsionit apo për sinqeritet politike.Të gjithë ata që ishin pranë Bashës e Berishës janë po ata që kanë pasur privilegje e pushtet 20 vjeçar, janë po ata që kanë rrënuar jetën e shqiptarëve për 20 vjet.

Ne këtë protestë për të hirë të vërtetës kishte vetëm një fitues politike e ky është padyshim kryeministri Rama, që bëri diçka që nuk e ka bërë askush deri më sot, trasmetoje live protestën e Bashës. Me këtë akt, Protesta” nuk ishte më e Bashës, por u bë e Ramës dhe pranua si sukses i standardeve të tij demokratike që ka krijuar si kryetar i shumicës.

Në historinë e pluralizmit shqiptar ishim mesuar me replikat dhe akuzat e shpeshta qe benin lideret e Opozites dhe Pozites ne dite prorestash.

Ndersa sot Rama krijoje nje standard te ri, duke e falenderuar Opoziten per protesten si dhe duke e ftuar se ishte e mirepritur te protestonte sa here qe e mendonte te ardyeshme, por me mjete paqesore si sot.

Opozita sot sapo heqi cdo lloji dyshimi per humbjen  e saj te rende qe do te kete me 18 Qershor 2017.

Ata poshte  çadres do te vazhdojne per sa kohe eksponent te PD do te kene mundesi  ti paguajne me 2000 mije leke ne dite e persa kohe do ju dergojne pizza per te ngrene.