Protesta / Mashtrimet ne politike dhe ballafaqimet me shqetesimet e popullit !

Foto e Ditës Kryesore Opinion Politika

Prof.Doc. Fane S.Tarifa  /

Le te protestojme por kur, ku dhe kryesorja perse ? A e vlen te vazhdojme te jemi vegel, loder ne duart e politikaneve vetem e vetem per interesat e tyre politike?

Nuk e di sa e sakte tingellon shprehja qe: Propaganda politike ne masen dermuese te saj me teper eshte genjeshter dhe hipokrizi. E thene kjo per politiken shqipetare tingellon me afer se vertetes se ne cdo vend tjeter.

Dihet qe shtetet dhe legjislacionet qe shoqerojne ato, ne cdo periudhe formatohen dhe mbrohen nga ajo pjese e inteligjences qe eshte e lidhur dhe ne sherbim te shtresave te pasura te popullsise. Rrjedhimisht dhe ato ligje do t’ju sherbejne shtresave te pasura. Keto shtresa, ne vazhdimesi kane pervetesuar pasurite dhe burimet natyrore te vendit me shume menyra e rruge te padrejta e me shpesh edhe kriminale.

Tashme ato posedojne ne duart e veta pasuri te tundeshme e te patundeshme me vlera tejet te larta, duke blere dhe inkriminuar pjese te ulta te popullates qe nuk arrijne te mbijetojne, e me shume llumin e shoqerise, te cilin e perdorin si mish per top.
E per interesat e tyre evidentojne keto vegla te bindura, te cilat i hedhin ne aksione te ashtuquajtura politike, duke mbrojtur majen e ajsbergut qe ndodhet mbas tyre. Jane po keta qe therriten ne greva e demostrata, me shume te paguar e te pandergjegjshem se sa aktiviste politike, jane keta qe fshehin dhe maskojne te verteten.

A nuk dihet sa vuajne emigrantet shqiptare qe jetojne e punojne ne Greqi, Itali e vende te tjera, sa perbuzen e diskreditohen shpesh nga politika te egra nacionaliste,sa nuk mbrohen e perkrahen nga shteti i tyre?

A nuk dihet se megjithese tek ne ka nje harmoni fetare qe eshte risi e virtyt i popullit tone? Emigrantet detyrohen te nderrojne emrat dhe besimin te imponuar nga politika shoviniste dhe per te mbijetuar ?

A nuk jane keto disa nga plaget e shoqerise sone te neperkembur ?

A ka ne proteste probleme kardinale per jetesen e popullit, per nivelin e jeteses, per cmimet dhe taksat, per nevojat me jetesore si: puna, uji, energjia ,per ate qe zhvillohet nen rrogoz, luften e fshehte te klasave,(megjithese anatemohet si e keqja me emadhe e sistemit te meparshem diktatorial) qe behet duke e rrjepur popullin fukara, duke e rrenuar e mashtruar, apo vetem qe te ike nga posti X apo Y njeri dhe te vije tjetri. Vetem keshtu do protestojme ne e deri kur do vazhdojme te mashtrohemi ?!

Jo ne jemi nje popull qe mbase edhe pranojme te vritemi per ata qe megjithese na mashtrojne,ne i kemi si idhuj, per politikanet tinezare, pavaresisht se mund edhe te mbytemi ne hallet dhe pafuqine tone.

Jo te nderuar miq !

Boll jemi mashtruar !

PO duhet te protestojme!

Le te protestojme per zullumet e politikaneve tane me pasurine kombetare, per firmat e kompanite fantazme qe pervetesojne pasurite dhe resurset e vendit tone pothuaj falas. Per papunesine, per pensionet minimale, per taksat e larta, per cmimet e paperballueshme, per me shume rruge te rregulluara. Per me shume mbeshtetje fermereve, per ligje qe te mos jene vetem favorizuese per politikanet, pushtetaret dhe te pasurit etj, etj,

Emocionet po e mundin logjiken reale, prandaj ka lindur nevoja e nje shikimi te ri dhe i duhet kujtuar populli nje thenie e te madhit Julius Fucik :