Protesta: Emigrantët nuk janë “UFO” nuk erdhën nga një planet tjetër

287

protesta 1Emigrantët edhe pse të pakët në numër në përgjithësi të mbështetur edhe nga disa  organizata të tjera vendase, përçuan qeverisë mesazhin se dhënia e shtetësisë për fëmijët e e migrantëve është një detyrim i qeverisë, dhe jo një shpërblim i saj. Emigrantët nuk janë “UFO” nuk erdhën nga një planet tjetër, nuk janë numrat arithmertikë vetëm për të paguar taksat e detyrueshme shtetit, nuk janë mall i paligjshëm por janë mbi të gjitha njerëz të cilët punojnë dhe jetojnë në këtë vend ku lindi demokracia. Këta emigrantë që lindën këtu në Greqi e që u bënë prindër i kërkojnë qeverisë dhe kryeministrit të saj konservator legalizimin e fëmijëve si dhe dhënien e shtetësisë, si një e drejtë dhe jo si një shpërblim nga ana e qeverisë.

Sot me 30 mars të 2013, plot pas 15 vjetësh nga Dekreti Presidencial të zotit Stefanopulos për legalizimin e emigrantëve, përsëri këta emigrantët janë në rrugë për legalizimin e fëmijëve të tyre, një kërkesë e natyrshme dhe jo e teprueshme. Sot rreth 200 mijë fëmijë të emigrantëve  në Greqi figurojnë si “Alienë”  të ardhur nga planetet e tjera dhe jo si qytetarë të ardhshëm të këtij vendi. Gjithashtu 150 mijë gra që lindën fëmijët në këtë vend edhe pas 20 vjetësh figurojnë si mall i paligjshëm, duke pritur me shpresë nga dita në ditë se mos del ndonjë ligj me llogjikë dhe njerëzor, një ligj njerëzor që gjen zbatim njëllojë si vendet e tjera .

Greqia sot për sot ka humbur busullën në drejtimin e një politike të drejtë për emigracionin, jo se nuk ka ditur këtë rrugë, por se ne strategjinë e saj  ende tenton që të ruaj jo vetëm fenë, por edhe racën e saj të pastër, duke na treguar se nuk ka asgjë me vendet e tjera të BE-së, ku të huajt janë të integruar.  Njerëzit e huaj në përgjithësi, apo njerëzit me ngjyrë përbëjnë sot në Greqi  një rrezik kombëtar të krahasuar ndryshe si një fuçi baruti. Jo pak here deputetët e partisë së djathtë të  “Nea Dhimokratias” në Parlamentin vendas kanë shprehur pikpamjet e tyre raciste, ndaj 127 komuniteteve të ndryshme që jetojnë dhe punojnë në këtë vend. Sot kryeministri konservator i kësaj partie Antonis Samaras po ndjek hap pas hapi në praktikë kundër emigrantëve të pambrojtur, ideollogjinë e neo-naziste të Agimit të Artë. Ngritja e kampeve të përqëndrimit në çdo qytetet, pastrimi i rrugëve të Greqisë nga njerëzit me ngjyrë, ciganë apo lupsarë me kombësi të huaj, përjashto këtu  prostitucionin dhe drogaxhijnte vendas, tregon qartë qëllimet politike të tij. Edhe për krizën ekonomike fajin e kanë emigrantët, janë të parët këta që bihen pre e policisë, të parët që paguajnë taksat dhe të parët që përfundojnë në qelitë e burgjeve të vendit.

protesta e shqiptareve copy

Greqia asnjëherë nuk ka dashur që komunitetetet e emigrantëve në përgjithësi të integrohen në këtë shoqëri, aq sa në këtë drejtim zë vendin e fundit në BE për integrimin e emigrantëve edhe pse ka 32 vjet anëtare e BE-së. Është kryeministri i sotëm ai që kur ishte në opoizitë kishte deklaruar se kur të vinte në fuqi do të shfuqizonte ligjin 3838/2010, të ashtuquajtur ligji Ragushi, që u jepte shtetësinë fëmijëve të emigrantëve njëllojë si vendet e tjera . Është ky kryeministër që mbushi jo vetëm qelitë e burgjeve por edhe të komisariateve të policisë me emigrantë, duke istivuar ata në këto qeli njeri mbi tjetrin. lidhur me anullimin e ligjit per nenshtetësinë greqia behet vendi i katert ne BE që fëmijët e lindur nuk i njeh si qytetare të saj.

Sot emigrantët në mbarë Greqinë edhe pse me një vonesë të madhe u ngritën në protestë jo vetëm kundër racizmit, por u ngritën edhe kundër Vendimit të Këshillit të Shtetit që pak menjëherë pas ardhjes në fuqi të kryeministrit Samaras nxorri si antikushtetues dispozitat e ligjit për nënshtetësinë, me reagim dhe arsyetim racist, ndërsa me një vendim tjetër të tij gjykoj si kushtetues Memorandumin që tregon më shumë vijën politike të qeverisë, në mbylljen e shtigjeve për integrimin e të huajve . Emigrantët u ngritën sot pasi kjo qeveri ka venë në shënjestër edhe fëmijët e tyre, fëmijë u lindën, u shkolluan dhe u rritën në këtë vend, që nuk njohën atdhe tjetër, por që janë pa asnjë atdhe.

protesta shtetesia

Sot emigrantët u ngritën kundër racizmit kundër dhunës raciste të qeverisë me operacionet e saj famëkeqe “Fshesa”, të sulmeve raciste të neo-nazistëve të Agimit të Artë, kundër sulmeve të policisë (ELAS). Emigrantët u ngritën njëzëri për ligjërim për të gjithë emigrantët, për një shoqëri që duhet të respektojë të gjithë të huajt pa dallime origjinë, ngjyrë dhe feje.

Por kjo protestë nuk pati interes nga komuniteti shqiptar, nuk pati interes as nga mediat greke, por as edhe nga mediat shqiptare. Të pakët ishin ata që ndoqën këtë protest, pasi kjo nuk përbënte një lajm të ashtuquajtur “LAJM I ZI”, duke na treguar edhe njëherë se kur bëhet fjalë për një “LAJM TË ZI” të gjithë ata që nuk erdhën sot bredhin me vrap  se kush do mund të arrijë i pari për të dhënë sa më pare këtë lajm, por kur bëhet fjalë për të tilla protesta vrapi ka mbaruar ende pa u nisur. Por e keqja jonë nuk është vetëm media, por e keqja  jemi vetë ne, që ende nuk dimë të organizohemi për të kërkuar të drejtat më elementare, pasi shumë flasim por pak dime të veprojmë, të paktën në proteste ishin dy parrulla shqiptare dhe nja 50 shqiptarë…