Pulla Apostile, Ambasada e Greqisë në Tiranë i xhvat shqiptarëve 700 mijë euro në vit

354

konsullata grek xhvat shqiptaret

Shteti shiptar po humbet gjithnjë e më shumë teren jo vetëm moralisht, politikisht, por edhe ekonomikisht ndaj vendit fqinjë.

Sikur të mos mjaftojnë gjynahet e konsullatave tona kudondodhur në botë, tashti emiggrantët tanë po ndeshen edhe me rritjen e tarifës së pullës apostile të Ambasadës së Greqisë në Tiranë. Nga 20 euro që ishte më pare, sot ajo është rritur akoma 50 për qind duke i detyruar shtetasit shqiptar të fusin akoma më thellë duart në xhepat e tyre. 30 euro duhet të paguajnë shqiptarët për noterizimin e një dokumenti shqiptar në një përfaqesi të huaj…

Shqipëria mbetet i vetmi në botë që ende vazhdon të mos ketë besimin në qeverinë greke për mosnjohjen e dokumentave shqiptare, po ashtu si edhe Shqipëria mbetet ende i vetmi vend që certifikatat duhet të cikolhen nga noteri pranë kësaj përfaqësie.

Plot 700 mijë euro llogaritet që ikin nga Shqipëria në arkat e greqisë, një veprim i papranueshëm për këdo vend të Bashkimi Europian, aq sa i papranueshëm është edhe qendrimi i vendit tone. Takimi i fundit i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë me kryeministrin grek u jep shpresë emigrantëve që në të ardhmen kjo gjë të përfundojë, si dhe Greqia të reshtohet në ato vend ku dokumenti shqiptar njihet si një document tepër i sigurtë, pasi njeriu nuk lind çdo 6 muaj…

Shteti shqiptar duhet të zgjohet dhe te vendosi në vend dinjitetin e tij, një dinjitet i humbur jo vetëm nga ana morale por edhe ekonomike