Putin nënshkroi ligjin që mediat ndërkombëtare të regjistrohen si “agjentë”

343

Presidenti rus Vladimir Putin sot nënshkroi ligjin që lejon mediat të përshkruhen si “agjentë të huaj”, duke reaguar kështu për faktin se rrjeti rus i RT ishte i detyruar të regjistrohej në Shtetet e Bashkuara me këtë emër.

Ligji, i miratuar njëzëri nga Duma (dhoma e ulët e Parlamentit rus) në mes të nëntorit dhe këtë javë nga Këshilli i Federatës (shtëpia e epërme), u botua sot në faqen zyrtare ku janë publikuar dokumentet ligjore të autoriteteve ruse në fuqi.

Në veçanti, teksti lejon regjistrimin e çdo shërbimi ndërkombëtar të medias që vepron në Rusi nën titullin e diskutueshëm të “agjentit të huaj”, pas një vendimi nga Ministria e Drejtësisë. Ligji, i cili është kritikuar ashpër nga organizatat joqeveritare Human Rights Watch (HRW) dhe Amnesty International, kërkon që mediat ndërkombëtare të informojnë autoritetet për gjendjen e tyre financiare dhe të sqarojnë në dokumentet që ata publikojnë se janë regjistruar si ” agjentë të huaj “.