Qeveria kryqëzon emigrantët

573

 

 

Përsëri “Pasaporta” shqiptare në skenë. Çdo qeveri ndërron pasaportat sipas qejfit të saj. Në 25 vite ato janë ndërruar pesë herë. Qeveria e sotme ashtu si të kaluaratr po jep shëmbullin më të keq ndaj emigrantëve kudondodhur, në vend që të mbante premtimet e bëra gjatë fushatës elektoriale. Ridalja në skenë e pasaportës bëhet për rimbushjen e arkës së shtetit. Ashtu si edhe qeveritë e mëparshme edhe kjo e sotmja po i shikon emigrantët si një burim të ardhurash, ku me mënyra nga më të ndryshme po mundohet të rrjepë akoma më shumë këtë shtresë të braktisur. Sot ajo po i kryqëzon përsëri emigrantët gjoja në emër të korrupsionit dhe të sigurisë.

Pasaportat shqiptare dalin përsëri në skenë edhe pse këto ishin një prodhim i shtetit gjerman, të një cilësie dhe sigurie një llojë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Më e keqja e të këqijave është se përsëri populli shqiptar si dhe emigrantët do të fusin dorën akoma më thellë në xhepi, dhe kjo jo për faj të tyre. Mënyra se si po veprohet në Shqipëri tregon se vendi i sapo dalë nga injoranca po shkon përsëri në injorancë, duke zënë vendin e parë në rajon për korrupsion.

Ndërrimi i pasaportave nuk është gjë tjetër se sa një manovrim korrupsioni, pasi nuk ka asnjë arsye që pasaportat e sotme të prodhuar në Gjermani pak vite më parë të zevëndësohen sot nga dikush tjetër. Duke u rikthyer te pagesa për popullin shqiptar kjo do jetë 7 mijë lekë, ndërsa për emigrantët e kudondodhur, cmimi i saj do jetë dy herë më i lartë në 130 euro, vlera e saj baras me një javë pune e ditëve të punuara në emigracion.

banda 444

Pra ky shtet që bën korrupsion me anën e ministrit Tahiri akuzon popullin pa pikë turpi për një gjë të tillë. Shqipëria vendi më i korruptuar në Evropë, po jep përsëri shëmbullin më të keq si kandidate e saj. Në 25 vitet e fundit ky vend ka ndërruar pese herë pasaportat ( duke marre ne konsiderate kete te fundit) me një mesatare një ndrim pasaporte në pese vjetë. Në asnjë vend të botës nuk ka bërë vaki për cka ndodhin në Shqipëri. Shpresa e popullit te RILINDJA po zbehet, kjo më shumë te emigrantët, të cilët do paguajnë 130 euro, në krahasim me 7 mijo lekë që do paguhet në Shqipëri. Me këtë veprim kjo bandë qeveritare po kryqezon emigrantët, këtë komunitet të braktisur…