Qeveria Tsipras ul çmimin e energjise elektrike për familjet e varfera

147

Ndryshe nga qeveria shqiptare qe fut njerezit ne burg se nuk kane para ta paguajne energjine, vendi fqinje që nga muaji  prill ka hapur rrugën ne ndihmë sociale për të përfshirë një shtesë prej 100,000 banorësh në Faturën e Familjes Sociale (CTO duke vendosur edhe kriteret përkatese. Të ardhurat për anëtarësinë e CTO llogariten mbi bazën e pastrimit të deklaratës tatimore dhe në veçanti llogaritet deklarata e fundit tatimore e konsumatorit.

Kriteret

Një person: 9,000 euro

Dy të rritur ose një të rritur dhe një kujdestar të mitur: 13,500 euro

Çift me një fëmijë ose një familje me një prind me dy fëmijë të mitur: 15,750 euro

Tre të rritur, çifte me dy fëmijë të mitur, familje me një prind me tre fëmijë të mitur: 18,000 euro

Tre anëtarë të rritur dhe një i mitur, çift me tre fëmijë të mitur, familje me një prind me katër fëmijë të mitur: 24,750 euro.

Katër të rritur ose një çift me katër fëmijë ose një familje me një prind me pesë fëmijë të mitur: 27,000 euro