Rama: “Drejt tregut të përbashkët energjetik ne Rajon”

Kryesore Politika

elektriku ne focus-1Sot në Ministerialin e 13-të të Komunitetit të Energjisë ku, nën presidencën e Shqipërisë, u diskutua dhe u miratua paketa e rradhës për rritjen e investimeve në sektor dhe ndërtimin e një tregu të integruar rajonal të energjisë, pjesë e tregut europian, në dobi të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe sigurisë në furnizimin me energji. Shqipëria e mori Presidencën e Komunitetit në një situatë dramatike për sektorin e saj energjitik, i cili ishte në prag të falimentimit, me 1 miliardë dollarë borxhe; 52% humbje për shkak të vjedhjeve dhe rrjetit tërësisht të amortizuar, mbi 40 vjeçar në 85% të tij. Sot, situata është e përmbysur. Nga një sektor ku qeveria duhet të injektonte çdo vit, 150 milionë euro për të mbushur gropen e vjedhjeve dhe siguruar furnizimin me energji, në një sektor ku të ardhurat plus jane 130 milionë dollarë në vit dhe ku nuk është më nevoja e injektimit të mbijetesës nga buxheti i shtetit. Mbi 300 mijë konsumatorë që përfitonin deri dje energji në mënyrë të paligjshme, sot kanë nënshkruar kontratat dhe janë pjesë e sistemit. Nga 52% humbje, të cilat impononin shumë më pak investime në infrastrukturë, spitale, shkolla, kopshte e çerdhe, ne kemi pasur në muajin shtator, një shifër mbresëlënëse, 25.3%; shifra më e ulët e humbjeve në historinë e shpërndarjes së energjisë elektrike që lidhet thuajse tërësisht me rrjetin e amortizuar ku tanimë kanë nisur investimet e mëdha. Sot, Shqipëria është njohur ndërkombëtarisht si vendi lider në rajon për reformën gjerësisht transformuese në sektorin e energjisë, proces i cili startoi me arritjen e marrëveshjes me kompaninë CEZ, falë edhe mbështetjes teknike dhe morale të Komunitetit të Energjisë. Kjo reformë e mbështetur gjerësisht nga publiku shqiptar krijoi bazën për punën që vazhdon pandërprerë në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe të sektorit në tërësi.

elektriku ne focus-2