Rama e la jashtë politikës, Dokle zbulon parashikimin e tij mbi mandatet

201

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle zbulon se kishte parashikuar me përafërsi rezultatin e zgjedhjeve.

Dokle shprehet se gjithnjë ka qenë optimist për PS-në, megjithëse kishte parashikuar që socialistët të merrnin 71 mandate dhe jo 74.

“Optimiste…

Thuajse gjithnjë kam qenë optimist për Partinë Socialiste për zgjedhjet. Edhe për këto të 25 qershorit. Parashikimi im personal ishte për 71 mandate. Por…tre nga 12 qarqet tejkaluan edhe këtë parashikim optimist! Bravooo!”, shkruan Dokle në “Facebook”.