Rama: FA vijojnë që mbrëmë aksionin për të shuar zjarret e rëna në Manati të Lezhës dhe Gajtan të Shkodrës

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social Facebook disa foto nga aksioni i Forcave të Armatosura, të cilat që mbrëmë vijojnë pa pushim aksionin për të përmbajtur dhe shuar zjarret e rëna në Manati të Lezhës dhe Gajtan të Shkodrës.

Që mbrëmë vijon pa pushim aksioni i Forcave të Armatosura për të përmbajtur dhe shuar zjarret e rëna në Manati të Lezhës dhe Gajtan të Shkodrës…”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij në Facebook.