Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet

446

 

rama55

Kryeministri i ardhshëm i vendit, zoti Edi Rama, nuk do të tolerojë asnjë ndërtim pa lejen në vijën bregdetare apo në të gjitha qytetet e tjera shqiptare. Ky është mesazhi i fortë, që Rama dha nëpërmjet llogarisë së tij në “Tëitter”, përballë “stuhisë” së ndërtimeve pa leje, që vendi ka përjetuar në muajt e fundit, edhe si rrjedhojë, në shumë raste, e “tolerimit” të autoriteteve vendore gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. “Në vijën bregdetare të Shqipërise do të bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë! Pas katër vitesh, ndërtimi pa lejë në bregdet do të jetë një eëderr e keqe”, deklaroi Rama.”

Mesazhi është i qartë: Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet sepse pa asnje dyshim po i çon paratë në det! Me vendoret e VL per konkursin nderkombetar per planin e zhvillimit te qarkut dhe aksionin e prishjeve te ndertimeve pa leje ne bregdet”, shtoi kryetari i Partisë Socialiste, forcës kryesore të koalicionit fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit.