Rama – Topi, nisin negociatat parazgjedhore

Politika

rama i vogelTiranë  –  Kryeministri Edi Rama dhe Bamir Topi janë takuar sot në ambientet e hotel “Sheraton” kokë më kokë për të biseduar për një koalicion të mundshëm parazgjedhor më 21 qershor. Kreu i mazhorancës dhe ai i FRD-së, kanë shmangur takimin në selitë respektive dhe gjithçka është bërë larg syrit të kamerave apo ndonjë njoftimi për shtyp. Një ditë më parë, kreu i FRD-së, Topi, deklaroi se Asambleja e kësaj partie kishte rënë dakord që të pranohej ftesa e kryeministrit Rama për të hyrë në negociata me maxhorancën për zgjedhjet lokale.