Raporti i OKB: Shqipëria radhitet në 5 vendet e mëdha të kultivimit të kanabisit

Kryesore Sociale

droga ne shqiperi-1Shqipëria e vogël në sipërfaqe por një bahçe e madhe që lulëzon nga kanabisi.

Ajo radhitet në 5 vendet e mëdha të kultivimit të kanabisit bashkë me Kolumbinë, Xhamajkën, Holandën dhe Paraguain. Në këtë përfundim ka arritur Organizata e Kombeve të Bashkuara në raportin e saj të fundit për drogën në të gjithë botën. Sipas raportit, vendi ynë gjeneron 2.6 përqind fitime të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga droga.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin e këtij viti për drogën në të gjithë botën.droga ne shqiperi-3

Sipas të dhënave në raport, vendi ynë gjeneron 2.6 përqind fitime të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga droga.

Kjo shifër reuzlton më e lartë në vendin tonë krahasuar me vendet të tjera më të zhvilluara si Italia, Franca e Britania, të cilat janë tregjet kryesore të shitjes së drogave.

Raporti, i cili ka analizuar 129 vende për një periudhë nga 2009 në 2014,  tregon se Shqipëria është një nga vendet e mëdha të kultivimit të kanabisit, sëbashku me Kolumbinë, Xhamajkën, Hollandën dhe Paraguain.

Organizata e Kombeve të Bashkuara shkruan se të ardhurat e drogës vetëm në të ashtuquajturën rrugë ballkanike kapin shifrën e 28 miliardë dollarëve në vit.

Në raport shkruhet se në 2014 në Shqipëri janë prodhuar 540 ton drogë dhe janë zbuluar 551.414 bimë kanabis.

Sipas raportit, kanabisi është droga më e kultivuar në botë, kultivimi i opiumit është zvogëluar vitin e kaluar, ndërsa kokaina ka qenë në rritje.

droga ne shqiperi 4