Raporti sekret i policisë greke (ΕΛ.ΑΣ) : Mafia shqiptare në Greqi një kërcënim për BE

Greqi Kryesore

Fshati i plantacionit të hashashit  në Lazarat. Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit ku trafikohet në BE, në përputhje me raportin e Europol.

Kështu e ka nisur ekskluzivisht publikimin gazeta e përditëshme Kathimerini mbështetur në raportin e fundit të EUROPOL-it, lidhur me mafien shqiptare, si grupe të rrezikshme të gjithanshme jo vetëm për Greqinë por për BE. Raporti sekret EUROPOL thekson se në 18 muajt e fundit janë zbuluar 15.2 ton kanabis të ardhur nga Shqipëria, trafikimit të qenieve njerozore, vjedhjeve te automjeteve si dhe vjedhjeve të tjera me armë, si rezultat i një bashkëpunimi të dyanshëm duke mos anashkaluar edhe rolin e ambasadorit tonë në Greqi znj. Adriana Hobdari.

Krimi i organizuar shqiptar ka dalë gjatë dekadës së fundit në një nga kërcënimet kryesore për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Me gjithë përpjekjet e bëra në nivel të BE, kërcënimi mbetet i fortë. Greqia si rezultat i afërsisë  me Shqipërinë është e prekur drejtpërdrejt nga aktivitetet e organizatave kriminale etnike, si rezultat i numrit të madh të emigrantëve që jetojnë në vendin tonë.

Kjo është theksuar në një raport të fshehtë të Policisë për depërtimin e mafias shqiptare në vend, të cilën “Kathimerini e publikon ekskluzivisht këtë raport.” Ajo ka të datën 25 korrik 2017 dhe konkluzionet e tij e kanë informuar udhëheqjen e ministrive të Mbrojtjes së Qytetarit (RENDIT) dhe Punëve të Jashtme.

Gjithashtu gazeta e përditëshme Kathimerini raporton se, në faqet e dokumentit janë cituar shifra numerike të pabotuara në pjesëmarrjen e shqiptarëve etnikë,në të ashtuquajturin krime “të rënda” në vend. Për më tepër, autorët e raportit citojnë raportet vlerësuese të policisë greke (ΕΛ.ΑΣ) dhe EUROPOL mbi këtë temë në veprim kombëtar dhe evropian të nivelit nga organizatat kriminale shqiptare, duke theksuar se:

Këto organizata kriminale në Ballkanin Perëndimor janë angazhuar kryesisht në trafikun e drogës. Kanabisi është rritur në Shqipëri dhe Kosovë, dhe nga atje është shpërndarë kryesisht në Greqi dhe Itali.Për të importuar heroinë dhe kokainë, këto organizata kriminale bashkëpunojnë me  trafikantët përkatës me Turqinë dhe Amerikën Latine. Shpesh, për të lehtësuar veprimtaritë e tyre, kanë përdorur në mënyrë korrekte strukturat të pronarëve dhe biznesit.Duke vënë ndikimin e tyre mbi policinë, doganat dhe nëpunësit civilë “, thuhet në raport.

Çështja e futjes së drogës në Greqi nga Shqipëria kishte vënë ambasadorin e Shqipërisë në Athinë  znj. Ardiana Hobdari, zëvendësministrin e Mbrojtjes Qytetare ( Rendit) Z. Nikos Toskas, në takimin e tyre të fundit në Ministrinë e Rendit në Athinë. Z. Toskas bëri thirrje për kontrolle të intensifikuara nga ana e autoriteteve të ndjekjes penale shqiptare, për të ulur trafikimin e hashashit në Greqi.

Po e njëjta temë u diskutua në takimin e shefit të policisë greke z. Konstantinou Tsouvala me homologun e tij shqiptar Haki Cako, në nëntor të vitit 2016 në Tiranë.

Kanabisi, droga më popullore

Kanabisi mbetet droga më popullore në BE, dhe Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit trafikuar në Bashkimin Evropian”  theksohet gjithashtu në raportin e fundit nga EUROPOL mbi krimin e organizuar në Kontinentin e Vjetër. Sipas policisë, gjysma e parë e vitit 2017, nga autoritetet greke  të zbatimit të ligjit kundër drogës u zbuluan 6,8 ton hashash që vinte nga Shqipëria, ndërsa në vitin 2016 shuma e konfiskuar po nga Shgqipëria ishte në 8.4 ton .Transporti kryhet nga rruga nëpër zonat e përafërta dhe pikat e pambikëqyrura të kufirit, ose nga pasagjerët e autobusëve që fshehin drogën në valixhet e tyre, ose nëpërmjet kufirit detar me varka e gomone të shpejta”, thuhet në raport.

Raporti thekson se edhe në Shqipëri ruhet heroinë nga Afganistani dhe Turqia, të cilat anëtarët e “mafias” shqiptare e shpërndajnë atë në Evropën Juglindore. Megjithatë, vihet në dukje përpjekja e grupeve kriminale shqiptare për të fituar qasje të drejtpërdrejtë në kartelet e kokainës në Amerikën Latine.

Kjo tregoi zhvendosjen (më 11 korrik) të rrjetit të trafikut të drogës të drejtuar nga 44-vjeçar shqiptar, që kishte futur sasi të konsiderueshme të kokainës në Greqi direkt nga Bolivia. Për sa i përket  veprave penale të tjera, oficerët grekë nxjerrin në pah në raport pjesëmarrjen e konsiderueshme të shqiptarëve në vjedhjet e automjeteve që kanalizohen në Shqipëri dhe Kosovë, në trafikimin e grave nga Shqipëria në Greqi, si dhe në rastet e vjedhjes me armë.

Anëtarët e këtyre organizatave kriminale janë kryesisht me përvojë në kryerjen e krimeve të tilla dhe tipar i tyre është përdorimi i dhunës, mungesa e hezitimit dhe përdorimin e armëve të zjarrit.” Së fundi, Policia i referohet gjithnjë në rritje përfshirjen e shtetasve shqiptarë në grupet e “banditëve”.

Raporti : Viktimat e grabitjes dhe shumë shqiptarë

Sipas statistikave të pabotuar të listuara në raportin sekret të Policisë, gjatë periudhës 2010 – 2015, shqiptarët janë identifikuar si autorë të krimit në 13.571 vjedhje dhe grabitje, si 3,158 vjedhje makina dhe motoçikleta dhe 3.298 grabitje. Në mënyrë të ngjashme, shtetas shqiptarë janë raportuar si autorë në 4.347 rastet të trafikimit të drogës dhe 478 vrasjeve. “Pjesëmarrja e shtetasve shqiptarë në formulimin e krimit në vend është më i lartë në krahasim me të gjitha kombësive të tjera që jetojnë në Greqi”

Për periudhën 2010 – 2015, 8,798 shtetas shqiptarë kanë rënë viktima të vjedhjes dhe 1.165 viktima të grabitjes. Për më tepër, sipas raportit të fundit të vlerësimit kërcënim mbi krimin e organizuar  të kreut të policisë greke (ΕΛ.ΑΣ ) “Bashkëpunimi ndërmjet shtetasve dhe shtetasve të Shqipërisë është rritur, fakt që tregon integrimin e tyre në krimin grek“, përfundon gazeta Kathimerini