Reagon familja Kacifas : Duan të mbulojnë vrasjen Kostandinit

Greqi

Reagimi i familjes së Kostandinos Katsifas ka ardhur menjëherë nga përfundimet e Drejtësisë Shqiptare, të publikuara në mediat shqiptare, sipas të cilave vdekja e grekut 35-vjeçar, më 28 tetor 2018 në Vouliarat, u shkaktua nga vetëvrasja dhe jo nga plumbat e policisë shqiptare.

Në fillim ka reaguar para mediave greke Erminoni, motra e Kacifës kundër publikimeve të mediave shqiptare se vëllai i saj i dha fund jetës së tij, për të mos u dorëzuar forcave Renea, të cilin e kishin rrethar. “Nuk kam kurrë në jetën time një njeri që të vras veten. Ne nuk kemi besim, ne duam të marrim përsipër çështjen e një Prokuroria e Greqisë.A skush nuk u lejua nga shqiptarët. Nuk na kanë treguar asnjë video, siç duhej të kishin, si gjithë policia në mbarë botën. Pse duhet t’u besojmë atyre. Është një gënjeshtër e madhe që nuk mund ta lejojmë. Duam që të dënohen vrasësit, duam drejtësi për ata që kanë kryer këtë krim” “tha Ermioni Katsifas, duke iu referuar vetëvrasjes së vëllait të saj, ndërsa i bëri thirrje Shtetit Grek që të interesohet më shumë për pakicën në fshatrat e Epirit të Veriut, duke thënë ”  se ka shpirtëra grekë në tokën e agonisë”.

Ndërsa Vasila Kacifa, nëna e Kacifës u shpreh se: “A është e mundur që që fëmija të bëjë dy vrima. Nuk më intereson se cfarë shkruajnë ata, ata gjithmonë të kundërtën shkruajnë, kështu është raca e tyre këtu”.

Jani Kaciafa babai i Kacifas tha se: “Ata dalin në të kundërtën me përfundimin e parë që sollën këtu që në ditën e parë, ku thuhej se në përplasje me policinë u vra Kacifa. ai kur nuk mund ta bente ketë vetvrasje. Ai ishte trim nuk mund ta bënte këtë”