Refugjatët, Papa Françesku e Patriarku Bartolomeu vizitojnë Greqinë

459

mesazhi ne focus news-2Krerët e dy kishave, asaj Katolike Romane dhe asaj Ortodokse, do të vizitojnë të premten e ardhshme më 15 prill ishullin e Lesbosit, në një vizitë historike në Greqi, të ftuar nga kryepeshkopi grek Ieronimos.

Papa Françesku dhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu kanë vendosur të bashkojnë përpjekjet e tyre për të dërguar një mesazh human, duke vizituar qendrën e pritjes dhe regjistrimit të emigrantëve në këtë ishull, si dhe duke u takuar me refugjatët e përgjegjësit për mbarëvajtjen e këtij “hotspoti”.

Kjo është hera e parë pas ardhjes së Papa Gjon Palit në maj të 2001-shit,që kreu i Kishës Katolike Romane vjen në Greqi, madje me një qëllim të shenjtë dhe njerëzor. Personaliteti dhe autoriteti i Papa Françeskut dhe Patriarkut Ekumenik Bartolomeu, si dhe mbërritja e tyre në ishullin që ka pranuar shumicën e refugjatëve të ikur nga vendet e luftës, do t’i çojnë një mesazh të fortë vëllazërie dhe solidariteti komunitetit mbarëbotëror në lidhje me krizën e refugjatëve, për lehtësimin e problemeve të tyre dhe, njëkohësisht, për marrjen e nismave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të krishterëve të prekur në zonën e Lindjes së Mesme.