Rekord i ri për emigracionin në Gjermani

Bota

Emigracioni nga vendet e Bashkimit Evropian ka arritur një rekord të ri në Gjermani për vitin 2015, me më shumë se 685,000 njerëz kishin emigruar në këtë vend, kryesisht rumunët, polakët dhe bullgarët, publikon gazeta Die Welt, duke cituar statistikat zyrtare.

Në vitin 2015, ishin 685.485 qytetarë të BE-së që kanë mbërritur në Gjermani, ndërsa 303.036 kanë ndjekur rrugën e kundërt, dmth ka pasur një rritje neto prej emigrantëve në 382.449, shton gazeta. Vendi i parë i origjinës së njerëzve të cilët vendosën të shkojnë të jetojnë në Gjermani ishte Rumania me 174,779 emigrantë, e ndjekur nga Polonia (147.910), Bullgaria (71.709) dhe Kroacia, anëtare e re e BE-së (50.646).

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka shënuar rritje, ndërsa shkalla relativisht e ulët e papunësisë është në (6.1%), që tërheq Evropianët të kërkojnë kushte më të mira jetese sesa në vendet e tyre. Në kulmin e krizës ekonomike në vendet jugore evropiane, shumë grekë të rinj dhe spanjollë kanë emigruar në Gjermani në kërkim të një të ardhme më të mirë.

Çështja e reduktimit të migrimit evropian të punës ka qenë në qendër të fushatës agresive për Anglinë jashtë BE-së, e cila fitoi në referendumin e 23 qershorit. Në prill, Berlin paraqiti një projekt-ligj që në mënyrë drastike që kufizon qasjen në përfitime sociale për emigrantët nga shtetet anëtare të tjera të BE-së. Sipas të dhënave të publikuara nga Welt, në përgjithësi në Gjermani jetojnë 4.1 milionë shtetas të vendeve të tjera anëtare të BE.