Renzi: Unë e dua Shqipërinë në BE

Kryesore Rajoni

renzi ne focus-2Italia është pro dhe mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një intervistë për emisionin “Porta a Porta” në Rai Uno, Kryeministri italian është ndalur edhe në situatën në Ballkan, për të cilën tha se Italia do të jetë gjithmonë në ndihmë të kapërcimit të krizave mes vendeve. Duke theksuar se Europa përbën një seri vlerash që kërkojnë bashkim e jo përballje burokratësh, ai u shpreh se do t’i pëlqente që Shqipëria të ishte pjesë anëtare e saj duke përmendur Kryeministrin Edi Rama si personin që këmbëngul pa reshtur për këtë. “Unë jam për zgjerimin e Europës me Shqipërinë. Ballkani ndodhet në një situatë mjaft të vështirë dhe ka nevojë për ndihmën tonë. Zgjerimi ishte një gjë shumë e mirë. Ndoshta duhej të shiheshin pak më me kujdes detajet e procesit, por sot unë jam pro anëtarësimit të Shqipërisë. Në Ballkan do të shtohen vështirësitë nëse nuk ndërhyjmë në kohë”, është shprehur Renzi. Kreu i ekzekutivit italian, citoi homologun shqiptar, Edi Rama, kur theksoi rëndësinë e zgjerimit të Unionit, gjatë emisionit ku është debatuar dhe për çështjet më të nxehta të BE¬së. “Miku im, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, e vë në dukje shpesh rëndësinë që e integrimit të shqiptarëve në Europë, që për momentin po kalon një krizë identiteti ç’ka për të cilën të gjitha vendet anëtare duhet të kontribuojnë për të kundërtën. Duhet ta ndihmojmë Europën të bëjë realitet ëndrrën e saj të madhe europiane.