Rihanna, një bukuri helmuese në modelim

874

rihana55

Jemi mësuar ta shohim shpesh duke pozuar provokuese, por seti i ri i fotografive të Rihanna-s për revistën britanike “GQ” shkon përtej fantazisë. 25-vjeçarja është Meduza e ditëve tona.  Të paktën kështu “pretendon” revista britanike “GQ” në setin fotografik të radhës të 25-vjeçares.  Bukuroshja nga Barbadosi, ashtu si perëndesha e mitologjisë greke, në vend të flokëve ka gjarpërinj, ndërsa pozon thuajse lakuriq me një piton që mban në dorë. Fotot janë bërë në Greqi, pas kthimit të këngëtares nga koncertet në Abu Dhabi dhe Izrael.