Ronela Hajati dhe Elgit Doda vijnë me këngën “Malagata”

396

ronela-hajati 2Të gjithë ata që e kanë dëgjuar, thonë se ai do të jetë hiti i kësaj vere. Pas disa bashkëpunimeve shumë të suksesshme me njëri-tjetrin, ku si më të spikaturin përmendim hitin “Nelës”, Ronela Hajati dhe Elgit Doda bashkohen sërish për një këngë që pritet t’ju lërë pa frymë. E reja në këtë bashkëpunim është se Elgiti nuk do të jetë vetëm krijues i këngës, por edhe interpretues në të. “Malagata” është titulli i këngës që pritet të shënojë kështu edhe klipin e parë në karrierën e këngëtares Ronela Hajati, e cila ia ka dalë të ketë sukses dhe koncerte edhe pa një të tillë (klip) në gjithë këto vite.