Rreth 1.5 milione emigrantë në gjithë botën

288


Organizata ndërkombetare “People Movin”,  e specializuar për analizimin e shifrave të ecurisë së emigracionit dhe lëvizjeve demografike në të gjithë botën, ka publikuar shifrën e emigrantëve shqiptarë nëpër botë. Ata janë një milion e 438 mijë e 451 shtetas shqiptarë që gjënden si emigrantë në bote. Pjesa dërrmuese e emigrantëve gjënden në Greqi, rreth 680 mijë, në Itali, mbi 520 mijë, Maqedoni, rreth 91 mijë, SHBA, 83 mijë e më pak në vende si Australia, 2.600 vete, etj. Organizata “People Movin” ka publikuar se popullsia në vendin tonë është më pak se 3 milionë vetë, ekzaktësisht 2,986,952 njerëz.

emigrantet-shqiptare-ne-greqi-300x224

Nëpër botë gjënden mbi 215 milionë emigrantë të cilët jetojnë përkohësisht, pa afat të përcaktuar kohëzgjatje qëndrimi, në vënde jashtë atdheut të tyre. Ndërkohë, destinacionet kryesore për emigrantët janë SHBA-ra me 42.7 milione , Rusia me 12.2 milionë, Gjermania me 10.7 milione etj.ne radhe per nenshtetesine

Tabela:

Popullsia në Shqipëri: 2,986,952

Emigrantët shqiptarë nëpër botë: 1,438,451

Greqi: 676,846

Itali: 522,647

Maqedoni: 91,128

SHBA: 83,018

Gjermani: 15,964

Kanada: 11,985

Turqi: 3,712

Britani: 3,065

France: 3,037

Australi: 2,628

10 destinacionet kryesore

SHBA 42,788,029

Rusi 12,270,388

Gjermani 10,758,061

Arabia Saudite 7,288,900

Kanada 7,202,340

Britani 6,955,738

Spanje 6,900,547

France 6,684,842

Australi 5,522,408

Indi 5,436,012