Rritet dollari, bie euro !

400


Dollari e nisi mëngjesin e ditës së sotme në nivele të larta, ndërsa monedha euro shënoi rënie. Indeksi i dollarit që e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit u rrit me 0.1 për qind, duke shkuar në 101.230 .DXY. Ndaj jenit dollari fitoi 0.4 për qind, duke u këmbyer me 114.430 dollarë amerikanë për jen, ndërsa euro ra me 0.2 për qind, duke u këmbyer me 1.05920 euro për dollarë amerikanë.