Rritet numri i pensionistëve gjermanë në dyqanet ushqimore sociale

Bota Sociale

Gjithnjë e më shumë pensionistë janë të kërcënuar nga varfëria në ekonominë më të madhe në Evropë

Numri i të moshuarve në dyqanet ushqimore sociale është dyfishuar në Gjermani gjatë dhjetë viteve të fundit. Gjithnjë e më shumë pensionistë janë të kërcënuar nga varfëria. Në 1.5 milionë njerëz llogaritet numri në Gjermani që u shëebehet në rreth 900 dyqane ushqimore sociale në të gjithë vendin. Nga këto, gati një e katërta, 350,000 njerëz, janë në pension. Sipas Federatës Gjermane të Ushqimeve Sociale, numri i tyre është dyfishuar gjatë një dekade dhe mund të rritet më tej. Ky zhvillim është një tregues i rritjes së varfërisë në të moshuarit, transmenton gazeta vendase Neue Osnabrücker Zeitung.

Fenomeni i varfërisë në Gjermani

Ky vlerësim mbështetet gjithashtu nga një hetim nga Fondacioni Berteslam. Studimi përfundon se varfëria e moshuar do të rritet ndjeshëm gjatë 20 viteve të ardhshme. Në 2036, 1/5 e pensionistëve në Gjermani pritet të jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe do të kenë nevojë për përfitime sociale. Grupet veçanërisht të prekshme konsiderohen të jenë gra të vetme, të pa kualifikuara, me pagesë të ulët, të papunë afatgjatë, njerëz me pension invalidor. Megjithatë, sipas të dhënave nga Enti Statistikor Gjerman, 16 milionë njerëz tashmë janë të kërcënuar nga varfëria ose margjinalizimi social. Ata që kanë më pak se 60% të të ardhurave mesatare janë në rrezik. Linja e varfërisë në Gjermani varion midis 1064 euro në muaj dhe 2234 euro për një familje prej katër vetash.