Ruçi: Nuk jeni kryeministra

615

Ruçi – Tahirit e Gjiknurit: Nuk jeni kryeministra, krimi nuk luftohet me aksione policie por me qeverisje përditë Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi është treguar kritik gjatë seancës së sotme plenare ndaj fjalës së mbajtur nga disa ministra, veçanërisht ndaj fjalës së ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe atij të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Duke iu referuar fjalës së tyre lidhur me aksionin e ndërmarrë nga OSHE në bashkëpunim me policinë e shtetit për arrestimin e personave që kanë vjedhur energjinë dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme, Ruçi u bëri thirrje dy ministrave që ta veçojnë fjalën dhe punën e tyre nga ajo e kryeministrit pasi sipas tij po flasin njësoj si ai. “Në fjalën tuja nuk dallohet ku mbaron ministri dhe ku fillon kryeministri. Zotërinj ministra, nuk duhet të hiqeni si kryeministra. Qeverisja nuk bëhet me aksion, por me qeverisje çdo ditë. Janë dy mijë e 252 mijë elektricistë që ka sistemi, si mendoni se këto lidhje të jashtëligjshme s’i kanë bërë këta? Absolutisht që këta i kanë bërë. Po fusni konsumatorët brenda, po lini hajdutët jashtë. Keni mbi 600 e ca faturistë, sikur nga një në ditë, do kishim 600 e ca deponime. Ne do kërkojmë llogari për këta tregues. Nuk luftohet krimi me aksione policore, por me qeverisje përditë”, tha Ruçi.

ruci ne focus