Ruçi: Presidenti do të zgjidhet sipas Kushtetutës

Kryesore Politika

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste(PS), Gramoz Ruçi, deklaroi të premten se ka qarqe të caktuara që nuk e duan zgjedhjen e Presidentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve me 18 qershor. Këto forca, sipas tij, duan ta lenë vendin pa President.

“Presidenti do të zgjidhet sipas Kushtetutës. Nuk do të lejojmë që të përsëritet një ‘97-te tjetër në vend. Forca të caktuara duan destabilizimin e vendit. Qeveria aktuale ikën vetëm me mocion mosbesimi”, deklaroi sot Ruçi nga Fieri. Kreu i grupit socialist konfirmoi gjithashtu se koalicioni PS-LSI do të vazhdojë edhe për katër vite të tjera. Ruci u shpreh se të gjithë ata që kanë parashikuar se koalicioni nuk do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, do të zhgënjehen./ATSH/