Sadiku largohet nga Zvicra, ja klubi ku do të luajë sezonin e ardhshëm

240

Armando Sadiku në sezonin e ri do të jetë pjesë e ekipit polak, Legia Warsaw

Sulmuesi i kombëtares shqiptare,Armando Sadiku në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e kampionatit polak. Ai ka vendosur të transferohet nga Zurich drejt kampionëve të Polonisë, Legia Warsaw.

 Sipas mediave polake, sulmuesi nga Elbasani ndodhet aktualisht në klinikën “Enel Sport” duke kryer vizitat mjekësore për të vazhduar më pas me nënshkrimin e kontratës. Ende nuk dihen shifrat e këtij transferimi, por fakti që Sadiku do të luajë me Legian tashmë është i konfirmuar.