Samiti i Diasporës, Besim Mero: U bëj thirrje shoqatave të mos lejojmë të kalojë kjo padrejtësi

Emigracioni

samiti-besimi 2

Lidhur me këto padrejtësi ka reaguar në facebook edhe një nga drejtuesit e strukturës së Partisë Socialiste në Athinë, duke u bërë thirrje shoqatave për të protestuar në refuzimin e pjesëmarrjes në Samitin e Diasporës që do mbahet në Tiranë. Besim Mero në rrjetin social komenton:

Duke marrë shkas në lidhje me përfaqësimin e Komunitetit Shqiptar (Greqi) në Samitin e Diasporës, duke u përfaqësuar nga z.Eda Gemi, unë si një emigrant i angazhuar thellesisht në organizimin sa më të mirë të Komunitetit Shqiptar këtu në Greqi. Si socialist dhe drejtues i strukturave të rëndësishme të Partisë Socialiste, (përmënd strukturat partiake të PS-së, duke ditur që ajo është angazhuesja dhe organizatoria e këtij Samiti), shpreh indinjatën time, për këtë përfaqësim të komunitetit tonë, në Samitin e Diasporës,nga një zonjë, që veprimtaria e së cilës,duke filluar që nga emri i saj, i cili është krejtësisht i panjohur në Komunitet, ose i njohur në rrethe shumë të ngushta, pa një veprimtari konkrete e kontribut në luftën e vazhdueshme për zgjidhjen e halleve dhe të problemeve që shoqërojnë sot Emigracionin Shqiptar…

Komuniteti Shqiptar në Greqi sot ka Federatën e tij, ka kryesinë e kësaj Federate, si dhe kryetarin e saj z.Edmond Guri. Duam apo s’duam, i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt ky institucion duhet të respektohet nga të gjithë, duke filluar që nga emigranti më i thjeshtë e deri tek kryeministri i Shqipërisë.

samiti-besim mero

Në Samitin e Diasporës problemet që duhet të trajtohen për sa i përket komunitetit tonë, Ne, nuk duhet të lejojmë që ato t’i trajtojë dikush që s’dimë nga vjen e ku shkon. Ndihem i fyer personalisht, qoftë edhe si një emigrant i thjeshtë, që në këtë Samit problemet tona na i trajtojnë persona që s’kanë asgjë të përbashkët me to.

Me personalitetin që gëzoj sot në Komunitetin Shqiptar (Greqi), si dhe influencën që kam në to i drejtohem gjithë shoqatave, kryesive dhe kryetareve të tyre, të mos lejojmë të kalojë kjo padrejtësi.

Qëllimi i atyre që kanë vendosur në këtë mënyrë flet hapur për një denigrim të këtij komuniteti dhe problemeve të tij. Unë propozoj që të protestojmë duke mos marrë pjesë fare në të, qoftë dhe duke e denoncuar atë, si një veprimtari që do t’i shërbejë interesave të ngushta të organizatorëve të tij.

Ne njohim si përfaqësues të emigracionit më të shumëvuajtur, shoqatat e dala nga rradhët e tij, Federatën e Shoqatave Shqiptare (Greqi). Kryesinë dhe kryetarin e z.Edmond Guri dhe veç z.Guri, asnjë njeri tjetër nuk ka të drejtën morale e ligjore të na përfaqësojë as me prezencën dhe as me fjalën e tij…